TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i ZKA-së për sigurinë e nxënësve në shkolla: Zotimet të shndërrohen në masa konkrete

by teve1
35 minuta ago
0
A A
Raporti i ZKA-së për sigurinë e nxënësve në shkolla: Zotimet të shndërrohen në masa konkrete

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të mërkurën mbajti tryezë pune ku u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të auditimit të performancës “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë”.

Përveç drejtuesve më të lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në tryezë morën pjesë edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Zëvendës Avokatja e Popullit, Anita Çavdarbasha Korenica, si dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, komunave dhe organizatave të shoqërisë civile që mbulojnë fushën e arsimit.

Diskutimi u përqendrua në gjetjet e auditimit dhe në nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional për përmirësimin e sigurisë së nxënësve në shkollat publike.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se siguria e nxënësve në shkolla nuk mund të jetë përgjegjësi e një institucioni të vetëm, por kërkon një zinxhir të pandërprerë përgjegjësie dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve.

Ajo theksoi se institucionet përgjegjëse kanë vendosur mekanizma dhe kanë ndërmarrë iniciativa për rritjen e sigurisë në shkolla, megjithatë nuk funksionojnë si një sistem i koordinuar, i standardizuar dhe plotësisht efektiv.

Auditorja e Përgjithshme tha se zbatimi i rekomandimeve të auditimit, koordinimi më i mirë ndërinstitucional, raportimi i plotë i rasteve dhe reagimi i shpejtë dhe i koordinuar janë të domosdoshme për sigurinë e fëmijëve në shkolla.

Spanca deklaroi se ZKA do ta përcjellë zbatimin e rekomandimeve dhe mirëpret që zotimet e institucioneve të shndërrohen në masa konkrete, të matshme dhe të qëndrueshme.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, përgëzoi ZKA-në për realizimin e këtij auditimi duke thënë se kjo është një prej temave më të rëndësishme në sistemin e arsimit në Kosovë.

Ai tha se gjetjet dhe rekomandimet e ZKA-së janë një udhëzues i mirë për përmirësimin e punës dhe performancës tonë.

Çeku tha se përgjegjësia për sigurinë në shkolla është e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve në mënyrë që të krijohet ambient i sigurt.

Çeku tha se raporti i auditimit për sigurinë në shkolla është realizuar në një momentum të rëndësishëm, kur Ministria e Arsimit ka filluar hartimin e Strategjisë së Arsimit për të cilën kërkoi kontributin dhe mbështetjen e të gjithëve.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se siguria në shkolla është prioritet i Policisë së Kosovës dhe një prej shtyllave kryesore për ndërtimin e një së ardhme të sigurt të shoqërisë tonë.

Ai theksoi se shkolla nuk është vetëm një vend ku fëmijët marrin edukim dhe dije, por është hapësira ku ata formojnë personalitetin, zhvillojnë aftësitë dhe përgatiten për të ardhmen.

Sipas Hoxhës, krijimi dhe ruajtja e një ambienti të sigurt, të qetë dhe gjithëpërfshirës në institucionet arsimore është përgjegjësi e përbashkët dhe policia mbetet e përkushtuar në përmbushje të këtij misioni.

Zëvendës Avokatja e Popullit, Anita Çavdarbasha-Korenica, foli për punën e Institucionit të Avokatit të Popullit nga aspekti i te drejtave të njeriut, ku tregoi për iniciativat e ndërmarra si dhe për rezultatet dhe rekomandimet e dhëna për institucionet përgjegjëse.

Çavdarbasha- Korenica tha se sa i përket të drejtave të fëmijëve edhe sipas standardeve të Gjykatës Evropianë për të Drejtat e Njeriut para edukimit vjen siguria, prandaj të gjithë se bashku duhet të punojmë në këtë drejtim.

Rezultatet e auditimit në mënyrë të detajuar u prezantuan nga Drejtoresha e Departamentit të Auditimit, Ariana Gjonbalaj. Diskutimi i përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, komunave dhe organizatave të shoqërisë civile që mbulojnë fushën e arsimit u fokusua të gjetjet e raportit si dhe të zbatimi i rekomandimeve të auditimit.

Në përmbyllje Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se konkluzioni i kësaj tryeze ishte se të gjithë e vlerësuan raportin dhe rezultatet e tij, se rekomandimet e ZKA-së janë të vlefshme dhe u ndihmojnë institucioneve përgjegjëse t’i ndërmarrin masat e nevojshme për të përmirësuar sigurinë në shkolla në Kosovë dhe se ky është mision i përbashkët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lansohet “Udhërrëfyesi për Reformën e Arsimit Digjital”, studim i UNICEF-it dhe MASH

Lansohet “Udhërrëfyesi për Reformën e Arsimit Digjital”, studim i UNICEF-it dhe MASH

Kurti e Abdixhiku takohet sot për çështjen e presidentit

Kurti e Abdixhiku takohet sot për çështjen e presidentit

Haxhiu kërkon masa urgjente për parandalimin e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave

Haxhiu kërkon masa urgjente për parandalimin e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave

OVL e UÇK-së mban konferencë për media

Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, OVL-UÇK: Të hetohet si çështje e sigurisë kombëtare

Të paktën 75 të vdekur dhe qindra të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal

Të paktën 75 të vdekur dhe qindra të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal

Raporti i ZKA-së për sigurinë e nxënësve në shkolla: Zotimet të shndërrohen në masa konkrete

Raporti i ZKA-së për sigurinë e nxënësve në shkolla: Zotimet të shndërrohen në masa konkrete

Bebe Rexha i kushton një homazh emocionues Dolly Parton

Bebe Rexha i kushton një homazh emocionues Dolly Parton

Haxhiu kërkon masa urgjente për parandalimin e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave

Haxhiu kërkon masa urgjente për parandalimin e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave

OVL e UÇK-së mban konferencë për media

Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, OVL-UÇK: Të hetohet si çështje e sigurisë kombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën