U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.
Sipas njoftimit, në takim u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe hapat e ndërmarrë së fundi për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.
U.D. Presidentja Haxhiu theksoi rëndësinë e mbështetjes së Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe i uroi Ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e tij të ardhshme.









