TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

Ka 5 ditë që në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut kanë përfunduar zyrtarisht gërmimet. Në vazhdim, kronika e gazetarit Arlind Beqiraj, sjell nga afër pamje të zonës ku u gjetën trupat e 23 shqiptarëve të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

by Arlind Beqiraj
1 orë ago
3 0
A A

Për afër një muaj, ky ishte vendi ku ndalohej çdo person jozyrtar.

Kjo meqë pas këtyre shiritave të sigurisë, niste një zonë me rëndësi të veçantë hetimore në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut.

Këtu për plot 24 ditë, ekipe të tëra gërmuan pandërprerë.

Krejt kjo pasi autoritetet kosovare zbuluan mbetje mortore që i përkisnin 23 të zhdukurve me forcë gjatë luftës në Kosovë.

E meqë procesi u gërmimeve përfundoi edhe zyrtarisht me 21 gusht, të martën në Kalludër nuk u pa asnjë zyrtarë policorë.

Prandaj lehtë mund të depërtohej deri tek varreza masive, nga ku u nxorën mbetjet mortore.

E gjurmët se këtu u gërmua, janë të dukshme, raporton Tëvë1.

Ndërkohë, e vetmja shenjë që kishte mbetur këtu pas 27 vitesh, duket se ishte kjo batanije.

Ndërsa i gjithë vendi vazhdon të jetë i rrethuar me shirita të sigurisë.

Por, as rruga për të arritur deri këtu, nuk ishte e lehtë në fillim.

Për këtë, u desh edhe zgjerimi i saj, ndërsa në disa pjesë janë hapur edhe trase të reja për të kaluar veturat.

Por, organet e rendit nuk hasën në mbetje mortore vetëm në këtë zonë.

Në afërsi të kësaj grope, u gjet edhe një sasi e madhe armatimi, uniforma dhe pajisje ushtarake, të cilat u ekspozua me 20 gusht në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

E njëjtë si në këtë lokacion, mbetje mortore u gjetën edhe në një varrezë tjetër masive në Kalludër si dhe në fshatin Jabukë të Zubin Potokut.

Të hënën, komisioni qeveritar i Kosovës njoftoi se ka nisur edhe identifikimi i mbetjeve mortore, por që ky proces kërkon kohë.

Ndërkohë, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të nacionalitetit serb, me vendbanim në Zubin Potok.

Bëhet fjalë për Momir Jakshiqin, Miljko Bishevcin dhe Jugosllav Radojeviqin.

Këta dyshohen për përfshirje në rastin e vrasjes dhe zhdukjes së trupave të 23 shqiptarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Altin Kryeziu do të kujtohet si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm

Kurti: Altin Kryeziu do të kujtohet si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Si ishte vrarë babai i Fatmir Shehollit, Maliqi nga UÇK-ja në vitin 1997?

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Familjarët të tronditur pas lirimit të tre të akuzuarve për vrasjen në Gllogjan

Familjarët të tronditur pas lirimit të tre të akuzuarve për vrasjen në Gllogjan

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën