Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës Shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar Palatovën për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e saj në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimit, gjatë takimit është theksuar rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me BE-në në fushat me interes të përbashkët.
Konjufca dhe Palatova kanë diskutuar për rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa është vlerësuar nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional.
Në përfundim të takimit, Konjufca i ka uruar Eva Palatovës suksese në angazhimet e saj të ardhshme./teve1.info/







