Janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e masave aktive të tregut të punës, si dhe pagesat për pushimin e lehonisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare përmes një postimi në Facebook.
“Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e Masave Aktive të Tregut të Punës, si dhe pagesat për Pushimin e Lehonisë”, thuhet në njoftim./teve1.info./







