TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kontrolle në furrat e Kosovës, AMK dhe IQMT verifikojnë peshën e bukës dhe peshoret

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Kontrolle në furrat e Kosovës, AMK dhe IQMT verifikojnë peshën e bukës dhe peshoret

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), kanë nisur aksionin për mbikëqyrjen e peshës së bukës dhe verifikimin e peshoreve në furrat e Kosovës.

Inspektimet kanë nisur në rajonin e Prishtinës, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të shtrihen edhe në komunat e tjera të vendit.

Aksioni është ndërmarrë pas ankesave të vazhdueshme të konsumatorëve për mospërputhje mes peshës së deklaruar të bukës dhe peshës reale të produktit.

Gjatë kontrolleve, zyrtarët e AMK-së po verifikojnë rregullsinë dhe afatin e vlefshmërisë së peshoreve që përdoren nga furrtarët. Po ashtu, inspektorët po kontrollojnë nëse operatorët ekonomikë posedojnë pëlqimin për kushtet minimale teknike.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, mospërputhja ndërmjet masës së deklaruar dhe asaj reale të produktit konsiderohet mashtrim ndaj konsumatorit dhe mund të ndëshkohet me gjobë prej 1,000 deri në 10,000 euro.

Ndërkaq, përdorimi i peshoreve ose mjeteve të tjera matëse të parregullta mund të ndëshkohet me gjobë prej 500 deri në 1,500 euro për subjektet juridike.

AMK dhe IQMT u kanë bërë thirrje furrtarëve që të verifikojnë me kohë peshoret, të sigurojnë matje të sakta dhe të respektojnë kërkesat ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve.

Aksioni do të vazhdojë në të gjithë territorin e Kosovës, me synim garantimin e saktësisë së matjeve dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Tags: AMKinspetimi ne furrat e bukesIQMTTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

Obiliqi nis asfaltimin e pesë segmenteve të rrugës “Sokoli” dhe ndërtimin e kanalizimit në Plemetin

Obiliqi nis asfaltimin e pesë segmenteve të rrugës “Sokoli” dhe ndërtimin e kanalizimit në Plemetin

Pesë persona të arrestuar për dëmtimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa 15 të tjerë shpallen në kërkim

Pesë persona të arrestuar për dëmtimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa 15 të tjerë shpallen në kërkim

Shefi i EULEX-it takohet me komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e koordinimit

“Ditari”- 19.10.2026

“Ditari”- 19.10.2026

Qeveritë evropiane paralajmërojnë qytetarët për sigurinë në Francë pas trazirave

Qeveritë evropiane paralajmërojnë qytetarët për sigurinë në Francë pas trazirave

Ministri i Jashtëm rus viziton Teheranin, në fokus zhvillimet rajonale

Ministri i Jashtëm rus viziton Teheranin, në fokus zhvillimet rajonale

Obiliqi nis asfaltimin e pesë segmenteve të rrugës “Sokoli” dhe ndërtimin e kanalizimit në Plemetin

Obiliqi nis asfaltimin e pesë segmenteve të rrugës “Sokoli” dhe ndërtimin e kanalizimit në Plemetin

Pesë persona të arrestuar për dëmtimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa 15 të tjerë shpallen në kërkim

Pesë persona të arrestuar për dëmtimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa 15 të tjerë shpallen në kërkim

WhatsApp: Tani mund të heshtni thirrjet nga numra të panjohur

WhatsApp sjell një funksion të ri për thirrjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën