Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në një takim njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Sveçla e uroi Lopes për marrjen e detyrës së re dhe e falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, ministri shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e EULEX-it gjatë gërmimeve të zhvilluara në varrezat masive në Zubin Potok.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë, me fokus në forcimin e sundimit të ligjit.
Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me EULEX-in dhe partnerët ndërkombëtarë./teve1.info/







