TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I jepet lamtumira e fundit policit që humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës

by teve1
15 minuta ago
0
A A
I jepet lamtumira e fundit policit që humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës

“Altini ishte pjesëtar shembullor i Policisë së Kosovës, të cilën e nderoi me përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet”.

Me këto fjalë u përshkrua sot polici Altin Kryeziu, i cili u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Bubavec.

Krerë të institucioneve të Kosovës, drejtues të Policisë, familjarë, kolegë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit policit që humbi jetën disa ditë pasi u godit nga një automjet, derisa ishte në krye të detyrës.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Kryeziu e nderoi uniformën e Policisë së Kosovës për aq kohë sa e veshi atë.

Ai e përshkroi të ndjerin si një pjesëtar të përkushtuar, profesional dhe dinjitoz, duke thënë se humbja e tij është e rëndë jo vetëm për familjen, por për gjithë Policinë e Kosovës dhe vendin.

“Jemi mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit Altinit pjesëtarit shembullor të policisë së Kosovës, i cili për aq kohë sa e veshi uniformën e policisë, e nderoi atë. Dita e sotme është e rëndë jo vetëm për familjen Kryeziu, por për të gjithë kolegët e tij, bashkëvendasit dhe mbarë Republikën tonë. Sot humbëm padrejtësisht një jetë të re, një të ri me dëshira, ëndrra dhe shumë vite përpara. Një jetë e cila u ndërpre në mënyrë tragjike…I lindur në liri, si pjesë e një brezi që nuk e jetoi luftën, por që e trashëgoi përgjegjësinë për ta ruajtur lirinë dhe shtetin, Altini zgjodhi uniformën e policisë së Kosovës për t’i shërbyer dhe për ta mbrojtur Republikën tonë dhe qytetarët e saj. Ai do të kujtohet për përkushtimin, ndershmërinë dhe dinjitetin me të cilin ushtroi detyrën, ndërsa rruga e tij, edhe pse u ndërpre shumë herët, do të mbetet e shtruar si shembull për kolegët e tij për gjithë brezat që vijnë”, ka thënë ai.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Altini humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga një automjet, në kohën kur ishte në detyrë dhe po kryente misionin për mbrojtjen e qytetarëve.

Hoxha shfrytëzoi ceremoninë për të bërë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi në komunikacion, duke theksuar se aksidentet rrugore kanë marrë shumë jetë në Kosovë.

“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura kur një jetë e mbushur me optimizëm dhe me përkushtim dhe detyrë ndërpritet aq papritur dhe në mënyrë aq tragjike. Altini nuk ra thjesht në krye të detyrës, ai humbi jetën tragjikisht i goditur nga një automjet që drejtohej në mënyrë të papërgjegjshme, ndërsa ai ishte aty për të kryer detyrën dhe për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e të tjerëve, pra qytetarëve tanë. Të nderuar pjesëtarë të familjes Kryziu, Altini do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona. Humbja e Altinit në rrethana tragjike të cilat sot na bëjnë të reflektojmë thellë për përgjegjësinë, kujdesin dhe respektimin e ligjit, le të shërbejë kjo si një thirrje e fuqishme në ndërgjegjen e secilit qytetar për kujdes për vetëkontroll dhe respektim të ligjit. E nderuar familje e kolegut tonë Kryziu, dua ta keni parasysh që nuk keni humbur vetëm ju, kemi humbur edhe ne, policia e Kosovës…po ashtu ju garantojmë që policia e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë jush për çfarëdo nevoje që do të keni. Do të ndajmë dhimbjen dhe krenarinë së bashku”, ka thënë ai.

Sipas tij, që nga paslufta Kosova ka humbur rreth 3 mijë e 214 persona në aksidente të trafikut.

Policia e Kosovës ka humbur 33 pjesëtarë të policisë në aksidente, 10 nga ta raste sipërse Altini

“Dua të shfrytëzoj rastin po ashtu të bëj me dije se që nga paslufta Kosova ka humbur rreth 3 mijë e 214 persona në aksidente të trafikut. Policia e Kosovës ka humbur 33 pjesëtarë të policisë në aksidente, 10 nga ta raste sikurse Altini. Do të thotë në krye të detyrës. Andaj është momenti i fundit që ne të bëjmë thirrje të gjithëve atyre që drejtojnë mjetet, që marrin pjesë në komunikacion, të kenë kujdes sepse veturat janë shpikur për të lehtësuar jetën e njerëzve, jo për të vrarë njerëzit. Mos shndërro veturat tona në armë dhe mjete vrasës për njerëzit tonë. Ne s’kemi njerëz për të humbur. Kosova s’ka të rinj për të humbur. Andaj kujdesi është më se i nevojshëm tani e tutje”, tha Hoxha.

Edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e kujtoi Kryeziun si një të ri që zgjodhi t’i shërbente vendit dhe qytetarëve.

“Kjo ndjenjë e shërbimit ndaj vendit nuk ishte e rastësishme në familjen Kryeziu. Altini është djali i Elmisë, që babai për vite të tëra po ashtu ka shërbyer dhe i shërben këtij shërbimi si pjesëtar i policisë së Kosovës. Prandaj, përballë dhimbjes së një babai që humbi jetën, është e jashtëzakonshme e vështirë që të gjenden fjalët e duhura. Nuk ka krenari më të madhe për një prind sesa ta shohë fëmijën e vet duke shërbyer vendit. Por njëkohësisht, nuk ka dhimbje më të madhe sesa të humbasësh atë kaq të ri”, tha ai.

Mes lotëve, në emër të familjes, Metije Kryeziu tha se Altini që nga fëmijëria ishte i dashur, i buzëqeshur dhe i respektueshëm, ndërsa dashurinë për vendin e kishte trashëguar nga familja.

“Që i vogël ishte fëmijë i dashur, nxënës i shkëlqyeshëm, i buzëqeshur, i sjellshëm, dhe gjithmonë me respekt për të tjerët. Por mbi të gjitha, Altini e donte vendin e tij. Altini vinte nga një familje atdhetare e patriotike, që i dha vendit kontributin dhe sakrificën e saj. Babai i tij ishte pjesëtar i UÇK-së gjatë Luftës për Çlirimin e Kosovës. Dhe pas luftës, ndër pjesëtarët e parë të policisë së Kosovës. Kjo ishte trashëgimia në të cilën u rrit Altini. Dashuria për vendin dhe shërbimin ndaj tij. Kur veshi uniformën e policisë së Kosovës, për Altinin ajo nuk ishte vetëm uniformë, nuk ishte vetëm profesion, ishte nder, përgjegjësi dhe amanet familjar. Dhe këtë amanet e mbajti me krenari deri në ditën e fundit, kur ra në krye të detyrës, duke i shërbyer Kosovës dhe qytetarëve të saj. E veshi uniformën me krenari, e mbajti me dinjitet, dhe i shërbeu qytetarëve me përkushtimin e devotshmërinë….Altini u nda nga jeta duke qenë në detyrë, duke i shërbyer qytetarëve dhe vendit që aq shumë e deshin. Dhe për këtë, edhe në dhimbjen më të madhe, familja juaj do të jetë gjithmonë krenare për të”, ka thënë Kryeziu.

Altin Kryeziu humbi jetën pas shtatë ditësh si pasojë e plagëve të marra në krye të detyrës nga një aksident i ndodhur në Malishevë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përkeqësohet bilanci tregtar, mbi 620 milionë euro vlera e importit vetëm në tetor

Kosova me mbi 615 milionë euro deficit tregtar vetëm në korrik

Analistët vlerësojnë se propozimi i Haradinajt për Thaçin president është interesant, por vështirë i realizueshëm

Analistët vlerësojnë se propozimi i Haradinajt për Thaçin president është interesant, por vështirë i realizueshëm

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën