TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vlerësohet mbështetja e tyre, çifti amerikan marrin shtetësinë e Kosovës

Në një ceremoni të veçantë në Presidencë, Joe dhe Shirley DioGuardi u bënë sot shtetas të Kosovës. Ish-kongresisti amerikan dhe bashkëshortja e tij njihen për angazhimin e paepur duke lobuar për çështjen e Kosovës në Uashington.

by Jona Kelmendi
24 minuta ago
0 0
A A

Vlerësohet mbështetja e tyre, çifti amerikan marrin shtetësinë e Kosovës

Dyert e Presidencës u hapën për të.

Kjo e hënë, Joe DioGuardin e gjeti mu në kryeqytetin kosovar.

E bashkë me ish kongresistin amerikan, e pranishme ishte edhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes.

Dyshja konsiderohen ndër miqtë e mëdhenj të shqiptarëve, që për dekada lobuan në Uashington për çështjen e Kosovës.

Andaj pritja për ta u bë me një ceremoni të veçantë.

Fillimisht në holl, ata i priti ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

E me të hyrë brenda, atyre iu dorëzua dekreti i shtetësisë së Kosovës.

Pas dorëzimit të këtij dekreti, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha se ata ishin ndër zërat më të fuqishëm në mbështetje të pavarësisë së vendit.

“Ju e nisët këtë punë shumë vjet përpara se represioni sistematik, vrasjet, masakra dhe dëbimi masiv nga ana e politikës kriminale të Serbisë e shndërruan Kosovën çështje të politikës botërore. Edhe pasi përfundoi mandati juaj në Kongres, ju e vazhduat angazhimin me themelimin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në vitin 1989, ajo punë mori një shtrirje tjetër. Ju u kthyet në Kosovë, patët nga afër çfarë po ndodhte, takuat njerëzit që po artikulonin rezistencën politike, intelektuale të shqiptarëve”, u shpreh Haxhiu.

Fjalën e mori edhe DioGuardi.

Duke folur për situatën politike në vend, ai tha se është e rëndëisshme që vendi të ketë një president.

“Unë jam këtu me ju për t’u siguruar që ju të keni një president dhe shpresoj që kjo të ndodhë para se të largohem. Nëse nuk ndodh para se të largohem, ju do të jeni në telashe të mëdha, sepse tashmë keni armiq të gatshëm për ta prishur ekuilibrin në Ballkan”, u shpreh ish-kongresisti amerikan.

Ndër të tjerash, ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane u bëri thirrje shqiptarëve të jenë më të vëmendshëm.

“Është e rëndësishme që unë erdha këtu me zërin tim të fuqishëm për ta zgjuar popullin shqiptar. Kjo nuk është koha për të fjetur, sepse ka njerëz që janë të gatshëm t’jua marrin atë që keni. E urrej ta them këtë, por ju mund ta shihni vetë”, tha ai.

Ndërsa, Shirley Cloyes DioGuardi u ndal te historia e Kosovës.

“Kosova ka një histori, shqiptarët kanë një histori, jo të nisjes së çfarëdo lloj dhune, jo të përfshirjes në aktivitete ushtarake, por në këtë rast u detyruan të ngriheshin për të mbrojtur të gjithë ata që ishin në rrezik. Prandaj është e rëndësishme që jemi së bashku sot, për t’u kthyer pas në histori dhe për të njohur atë që u desh për ta rrëzuar Slobodan Millosheviqin, e më pas për të arritur në këtë moment, në vitin 2026, kur mund të marrim vendime se si mund të ecim përpara”, u shpreh ajo.

Bashkë me Joe DioGuardi, edhe Shirley Cloyes DioGuardi, për vite të tëra ishte aktive në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në SHBA.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Analistët vlerësojnë se propozimi i Haradinajt për Thaçin president është interesant, por vështirë i realizueshëm

Analistët vlerësojnë se propozimi i Haradinajt për Thaçin president është interesant, por vështirë i realizueshëm

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

Vrasja e shtatzënës në Malishevë, i dyshuar bashkëshorti- detaje nga rasti

Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

Vlerësohet mbështetja e tyre, çifti amerikan marrin shtetësinë e Kosovës

Vlerësohet mbështetja e tyre, çifti amerikan marrin shtetësinë e Kosovës

Vrasja e shtatzënës në Malishevë, i dyshuar bashkëshorti- detaje nga rasti

Vrasja e shtatzënës në Malishevë, i dyshuar bashkëshorti- detaje nga rasti

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

“Trainkos” thotë se vagonët u dërguan në Serbi, kompania vendore: Riparimi s’mund të bëhej diku tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën