Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja në Instagram, duke konfirmuar se do të përformojë në festivalin Sunny Hill.
“Sunny Hill Festival – Prishtina, Kosovë – po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, ka shkruar ajo, derisa shkrimit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të brenduar sipas ngjyrave të festivalit.
Ndryshe festivali Sunny Hill do të mbahet gjatë datave 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë.