Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë ditës priten vranësira të pjesshme, të cilat orëve vijuese të pasditës dhe mbrëmjes, mund të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar dhe afatshkurtër në disa lokalitete. Nuk përjashtohet mundësia për vetëtimë dhe bubullimë.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10 deri në 33 km/h. Në zonat ku mund të ketë zhvillime, do të ketë fuqizim të përkohshëm të erës, në momente të caktuara deri në 45 km/h.
Temperaturat minimale do lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.







