TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër

by teve1
31 minuta ago
1
A A
Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore në Kalludër të Zubin Potokut pritet të përfundojë brenda kësaj jave.

Në këtë lokacion, javë më parë, janë identifikuar disa zona që dyshoheshin si varreza masive.

Gara ka bërë të ditur se, pas përfundimit të punimeve në terren, procesi do të vazhdojë me shqyrtimin e mbetjeve mortore dhe analizat e ADN-së, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Në kuptimin e gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore është çështje ditësh, në qoftë se jo sot, nesër, pra gjatë kësaj jave. Mirëpo, në kuptimin e përfundimit në tërësi si proces, pasi është faza e shqyrtimit të mbetjeve, pastaj është çështja e analizave të ADN-së, e cila është çështje e testimit në laborator që kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë do të marrë pak kohë”, ka deklaruar Gara për Tëvë1.

Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do ta trajtojnë me prioritet të gjitha çështjet që janë në kompetencën e tyre dhe që mund të realizohen nga ekspertët vendorë.

“Por, ajo që është e rëndësishme, çdo gjë që është brenda mundësive, kompetencave dhe në duart e ekspertëve të institucioneve të Kosovës do të adresohet me prioritet dhe brenda afateve optimale”, ka thënë ai.

Sipas Garës, pas përfundimit të analizave dhe identifikimit eventual të mbetjeve, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t’i njoftojë familjet e viktimave.

Ai ka bërë të ditur se më pas familjet do të kenë të drejtën të vendosin për datën dhe vendin e rivarrimit, si dhe nëse dëshirojnë që informacioni të bëhet publik.

Gara ka thënë se kjo është java e katërt e gërmimeve në Kalludër dhe sipas tij aktualisht puna është e përqendruar në lokacionin e tretë të varrezës masive.

Gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut po zhvillohen pas dyshimeve se në këtë zonë mund të ketë lokacione me mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Tash e tutje, pronarët e automjeteve duhet të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

Tash e tutje, pronarët e automjeteve duhet të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

Konfirmohet dënimi me nga 15 vjet burgim për Rajkoviqin e Deniqin për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës

Konfirmohet dënimi me nga 15 vjet burgim për Rajkoviqin e Deniqin për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës

Deliu-Kodra reagon pas vdekjes së punëtorit në KEK: Siguria e punëtorëve duhet të jetë mbi gjithçka

Deliu-Kodra reagon pas vdekjes së punëtorit në KEK: Siguria e punëtorëve duhet të jetë mbi gjithçka

Zyrtare: Barcelona transferon Cancelon

Zyrtare: Barcelona transferon Cancelon

Borxhi i SHBA-së kalon 40 trilionë dollarë për herë të parë në histori

Borxhi i SHBA-së kalon 40 trilionë dollarë për herë të parë në histori

Talenti i Bolognas përforcon Llapin

Talenti i Bolognas përforcon Llapin

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Tash e tutje, pronarët e automjeteve duhet të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

Tash e tutje, pronarët e automjeteve duhet të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

Konfirmohet dënimi me nga 15 vjet burgim për Rajkoviqin e Deniqin për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës

Konfirmohet dënimi me nga 15 vjet burgim për Rajkoviqin e Deniqin për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën