Prishtina do të ketë për herë të parë një Qendër Informative Turistike, e cila do të hapet të hënën në Pallatin e Rinisë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.
Sipas Ramës, në këtë qendër vizitorët do të mund të informohen për aktivitetet në kryeqytet, vendet për t’u vizituar, aktivitetet që mund të zhvillohen dhe atraksionet që ofron Prishtina.
“E nisëm me krijimin e Drejtorisë së Turizmit në Kryeqytet. Tash po e hapim edhe derën e parë për krejt ata që vijnë me e vizitu Prishtinën. Këtu e gjeni çka po ndodh në kryeqytet, ku me shku, çka me vizitu, çka me provu dhe krejt ato vende e rrëfime që e bëjnë Prishtinën tonën. E kemi edhe një kënd të veçantë me artin unik të q’ART për me marrë me vete jo veç një souvenir, por një copë Prishtine. Pallati i Rinisë 🗓️ Hapemi të hënën. Shihemi aty”, ka shkruar Rama./teve1.info/








