TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave në Pejë për mashtrim në vlerë prej 134 mijë e 761 euro

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Ngritet aktakuzë ndaj dy personave në Pejë për mashtrim në vlerë prej 134 mijë e 761 euro

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet V.H. dhe A.K., të cilët dyshohen për veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.H. dyshohet se është paraqitur rrejshëm si mjek në specializim në një spital në Turqi dhe i ka premtuar të dëmtuarit se do t’i mundësonte kryerjen e transplantimit të veshkës.

“Në këtë mënyrë, sipas aktakuzës, i pandehuri ka kërkuar dhe pranuar nga i dëmtuari mjete financiare, kinse për shpenzime spitalore dhe procedura lidhur me transplantimin”, thuhet në aktakuzë.

Më tej, në aktakuzë thuhet se i pandehuri ka përdorur në mënyrë të rreme të dhëna, dokumente dhe emra të mjekëve të një spitali në Turqi, me qëllim të krijimit të bindjes te i dëmtuari se procedura e transplantimit do të realizohej, duke i shkaktuar atij dëm material në shumën prej 134 mijë e 761 euro.

Ndërsa, i pandehuri tjetër, A.K., sipas aktakuzës, dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, duke e paraqitur V.H. si mjek në Turqi.

“Ndërkaq, i pandehuri A.K., sipas aktakuzës, dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, duke e njoftuar të dëmtuarin për të pandehurin V.H., duke e paraqitur atë rrejshëm si mjek në Turqi dhe duke i krijuar besim të dëmtuarit lidhur me kompetencat dhe mundësitë e tij për organizimin e transplantimit të veshkës”, shpjegohet tutje në aktakuzë.

Prokuroria bën me dije se në rast është përfshirë edhe një person tjetër, i cili, sipas aktakuzës, dyshohet se është paraqitur si dhurues i veshkës. Megjithatë, procedura penale ndaj tij është veçuar nga ajo ndaj dy të pandehurve të tjerë.

Prokuroria ka bërë me dije se i ka kërkuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana del me njoftim, tregon se sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë

Dogana del me njoftim, tregon se sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00

Arrestohen tre persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Arrestohen tre persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Ilaz Ramajli sqaron zërat për postin e presidentit: Nuk jam kontaktuar nga partitë

Ilaz Ramajli sqaron zërat për postin e presidentit: Nuk jam kontaktuar nga partitë

Gjermania dhe Franca dënojnë komentet “çnjerëzore” të ministrit izraelit për Gazën

Gjermania dhe Franca dënojnë komentet “çnjerëzore” të ministrit izraelit për Gazën

Irani shqyrton goditjen e aseteve amerikane në Evropë në rast përshkallëzimi, thotë raporti

Irani shqyrton goditjen e aseteve amerikane në Evropë në rast përshkallëzimi, thotë raporti

Të paktën nëntë persona të vrarë pas sulmit izraelit në një postë policie në Gaza

Të paktën nëntë persona të vrarë pas sulmit izraelit në një postë policie në Gaza

Dogana del me njoftim, tregon se sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë

Dogana del me njoftim, tregon se sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00

Arrestohen tre persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Arrestohen tre persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Kombëtarja U18 e vajzave e gatshme për “Taranto 2026”

Kombëtarja U18 e vajzave e gatshme për “Taranto 2026”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën