TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vihet gurthemeli i Parkut Industrial në Podujevë, Kurti: Synojmë transformim ekonomik

Në Livadicë të Podujevës sot i është vënë gurthemeli Parkut Industrial. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se synojnë transformim ekonomik të Kosovës.

by Jona Kelmendi
1 orë ago
0 0
A A

Punëtorët u bënë gati për nisjen e punimeve.

Me kapele e veshje pune, ata qëndruan në lokacionin ku do të ndërtohet Parku Industrial në Livadicë të Podujevës.

Të pranishëm janë edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Të gjithë bashkë pritën kryeministrin në detyrë Albin Kurti, i cili erdhi në Livadicë për të vënë gurthemelin.

Kurti tha se ky projekt synon të forcojë prodhimin vendor dhe të rrisë numrin e produkteve “Made in Kosova”.

“Synimi ynë si qeveri është të transformojmë ekonominë e Kosovës, të forcojmë prodhimin vendor dhe të krijojmë sa më shumë produkte në lloje dhe në numër, Made in Kosova, ashtu që jo vetëm të zëvendësojmë, por edhe të rrisim eksportet në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare. Parqet industriale janë të menduara për bizneset vendore të cilat duan të zgjerohen dhe të rrisin kapacitetet e tyre”, u shpreh Kurti.

E për zhvillimin e zonave industriale foli edhe ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila.

“Aktualisht Ministria që drejtoj është duke u angazhuar në aktivizimin e 16-të zonave industriale. Synojmë që shumë shpejtë të ulim deficitin tregtar, të bëjmë zëvendësimin e produkteve të importuara, por edhe të rritet cilësia e eksporteve nga Republika e Kosovës”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e konsideroi projektin si një prej investimeve më të rëndësishme ekonomike për komunën.

“Një prej projekteve ekonomike më të rëndësishme për komunën tonë dhe shumë e mirëpritur nga bizneset tona. Podujevës i ka munguar një projekt i tillë”, tha ai.

E para se të vihej gurthemeli, afati i përfundimit të punimeve u bë pjesë e bisedës mes Kurtit, Kusari-Lilës dhe punëkryersit.

Kurti: Për sa kryhet kjo?

Kusari-Lila: Afati është deri në 2028

Punëkryersi: Afati është 350 ditë pune, por aty e kemi bo një kontratë

Kusari-Lila: Është një teren shumë i lehtë për me punu edhe në fund të vitit tjetër besoj kryhet…

Krejt në fund, krerët qeveritarë vunë gurthemelin e Parkut Industrial në Livadicë, duke shënuar kështu nisjen e punimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Arrestohet një person në veri pasi dyshohet se e sụlmoi një tjeter me shishe qelqi

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari

“S’ka shitje”, shalqiri e speci po u mbeten në ara fermerëve në Rahovec, kërkohet ndërhyrje urgjente

“S’ka shitje”, shalqiri e speci po u mbeten në ara fermerëve në Rahovec, kërkohet ndërhyrje urgjente

Ibishi: Disa parti politike po na kopjojnë programin tonë zgjedhor

Ibishi: Drita e gjelbër nga Brukseli për hapjen e urës mbi Ibër, arritje e jashtëzakonshme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve, në shtëpinë e tij në Leposaviq gjenden fishekë

Vdes punëtori i KEK-ut në vendin e punës, sindikata kërkon kushte më të mira në punë

Vdes punëtori i KEK-ut në vendin e punës, sindikata kërkon kushte më të mira në punë

Vihet gurthemeli i Parkut Industrial në Podujevë, Kurti: Synojmë transformim ekonomik

Vihet gurthemeli i Parkut Industrial në Podujevë, Kurti: Synojmë transformim ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën