TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE pro hapjes së urës së Ibrit, ekspertët kërkojnë kujdes

Mirëpritet sinjalizimi nga BE se janë plotësuar kushtet për hapjen e urës së Ibrit, e cila konsiderohet se do t’i bashkojë njerëzit. Nga njohës të çështjeve të sigurisë vlerësohet se Kosova ka kapacitetet dhe përgatitjet e nevojshme për çdo eventualitet.

by Florijeta Dernjani
1 orë ago
1 0
A A

Për 27 vjet, kjo urë simbolizoi ndarjen e një qyteti.

Këtu gjatë gjithë kohës qëndruan karabinierët italianë, në kuadër të misionit të KFOR-it.

E së fundi, KFOR-i vlerësoi se janë plotësuar kushtet e sigurisë që ky pozicion gradualisht t’i kalohet Policisë së Kosovës.

Por, duket se as këta nuk do të qendrojnë gjatë mbi këtë urë.

Kjo meqë nga Bashkimi Evropian, u tha se janë plotësuar kushtet që Ura kryesore e Ibrit të hapet.

E kjo deklaratë e BE-së u mirëprit në Kosovë, ani pse njohesit e sigurisë thonë se institucionet kosovare ka kohë që janë të gatshtshme për këtë.

“Institucionet kosovare kanë qenë të gatshmë qe një kohë të gjatë, mendoj se kjo ndamje fizike është bo për shkak të reagimeve politike të Beogradit, që shpeshherë KFOR-i për të mos nxitë ndonjë reagim më të madh apo për të parandaluar nxitje nga ana e Beogradit të strukturave paralele, ka qëndru në mes dhe në një farë forme e ka rrit këtë ekon që ndarja e lumit Ibër të simbolizojë ndarjen e qytetit” , shprehet Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Një sinjalizim i tillë, po ashtu po përkthehet si vlerësim për nivelin e profesionalizimit të autoriteteve kosovare.

“Marrja e përgjegjësisë së sigurisë në atë pjesë, tregon se gjendja e sigurisë është në nivel të duhur dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, janë të ngritura në nivelin e tillë që nuk është më sfiduese asnjë ngjarje e sigurisë e asnjë veprim çfarëdo grupi”, thotë Valdet Hoxha, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Pavarësisht të gjithave, po kërkohet kujdes nga grupet serbe, pasi këto të fundit mund të provojnë destabilizimin e situatës.

“Ajo çka duhet të sigurojmë është që eksponentë nga jashtë të mos hyjnë në Kosovë dhe të synojnë që të krijojnë një imazh të rremë se komuniteti serb është i pakënaqur dhe që qytetarët po ndërmarrin aksione për të ndjekur politikisht këdo. Është me rëndësi që ky grupi i Banjskës të mos futet në Kosovë pa u legjitimu dhe arrestu, për faktin se ata posedojnë risk potencial për destabilizim të situatës”, shprehet Vrajolli.

Për hapjen e Urës së Ibrit, ka reaguar edhe ish presidentja Vjosa Osmani.

Kjo e fundit përmes një statusi në Facebook, tha se ky është një hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh.

Lidhur me deklaratat e Bashkimit Evropian për hapjen e Urës së Ibrit, televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga ekzekutivi kosovar, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

Ndërsa hapjen e Urës më të përfolur që nga paslufta, e paralajmeroi për Tëvë1 një javë më parë gjatë vizitës këtu, edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Arrestohet një person në veri pasi dyshohet se e sụlmoi një tjeter me shishe qelqi

Arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se tentoi të kryejë vjedhje të rëndë

“S’ka shitje”, shalqiri e speci po u mbeten në ara fermerëve në Rahovec, kërkohet ndërhyrje urgjente

“S’ka shitje”, shalqiri e speci po u mbeten në ara fermerëve në Rahovec, kërkohet ndërhyrje urgjente

Ibishi: Disa parti politike po na kopjojnë programin tonë zgjedhor

Ibishi: Drita e gjelbër nga Brukseli për hapjen e urës mbi Ibër, arritje e jashtëzakonshme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve, në shtëpinë e tij në Leposaviq gjenden fishekë

Vdes punëtori i KEK-ut në vendin e punës, sindikata kërkon kushte më të mira në punë

Vdes punëtori i KEK-ut në vendin e punës, sindikata kërkon kushte më të mira në punë

Vihet gurthemeli i Parkut Industrial në Podujevë, Kurti: Synojmë transformim ekonomik

Vihet gurthemeli i Parkut Industrial në Podujevë, Kurti: Synojmë transformim ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën