FC Vushtrria po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Vushtrriasit kanë njoftuar sot se i kanë transferuar dy futbollistë të rinj: Gentrit Ulluri dhe Rigon Spahiu.
Ulluri vjen te Vushtrria pas eksperiencës së fundit te Suhareka. Gjatë karrierës së tij i ka mbrojtur edhe fanellat e KS Lushnjës, Malishevës, Feronikelit 74, Vëllaznimit, Drenicës dhe Ramiz Sadikut.
Kurse, qendërmbrojtësi i talentuar Spahiu ka qenë pjesë e Shkupit, Calcio Leinfelden-Echterdingen, SG Sonnenhof Großaspach, Lirisë, FC Berdenia Berbourg dhe Olympic Charleroi, ndërsa më herët ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të 1. FC Heidenheim dhe VfB Stuttgart.
“Gentrit, mirë se erdhe në Vushtrri! Të urojmë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët. Rigoni do të jetë një nga gladiatorët tanë në këtë rrugëtim. Mirë se erdhe në familjen e FC Vushtrrisë, Rigon! Shumë fat, suksese dhe një sezon të mbarë me fanellën tonë!”, shkruan klubi vushtrrias teksa ju uron mirëseardhje dy përforcimeve të reja.
Vushtrrasit i zyrtarizuan dje edhe dy përforcime të tjera, Kim Sane dhe Klejdi Paloka.









