Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, do të përforcoj edhe më shumë mbrojtjen, me njërin nga lojtarët më të kërkuar në këtë pozitë, në Serie A.
Kolumbiani Jhon Lucumi do të vishet bardhezi për rreth 20 milionë brenda fundjavës.
Marrëveshja është arritur ndërmjet klubeve megjithëse ende jo zyrtare.
Lucumi do të jetë futbollist i Juventusit shumë shpejt, pasi kolumbiani do vetëm bardhezinjtë. Ai ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Luciano Spalletti, pasi është profili i një majtaku që rrit kualitetin dhe fizikun e një mbrojtjeje tashmë të plotësuar.
Lucumi nuk ka pasur dyshime që në momentin, kur në portën e tij trokiti Juventusi. Ai i ka komunikuar Bolonjës dhe agjentëve të tij se dëshiron të shkojë vetëm në Torino.
Bologna kërkonte gati 30 milionë euro, por më pas ka zbritur në 20 milionë euro. Në prapavijë Spalletti bën kështu goditjen e dytë, pas Zeki Celikut.
Me ardhjen e Lucumi, dyshja e qendrës me Bremer do t’i jepte siguri trajnerit të Juventusit.











