Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar takim të përbashkët me liderët e partive të ish-opozitës.
Ftesën e Kurtit për Tëvë1 e kanë konfirmuar burime brenda Qeverisë.
Një ftesë për takim e kanë konfirmuar edhe nga Aleanca për teve1.info.
Kurti ka dërguar ftesa për liderin e PDK-së, LDK-së e Aleancës edhe më parë.
PDK i është përgjigjur pozitivit vetëm një herë takimit, ku pas këtij takimi kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza tha se ata do të qëndrojnë në opozitë.
Ndërsa, disa takime janë zhvilluar mes Kurtit e Abdixhikut por pa ndonjë rezultat.
Ndërsa, Aleanca ka refuzuar takimet, duke thënë se oferta e tyre është pranimi i gjashtë pikave, ku në këmbim do të qëndronin në sallë në seancën për presidentin.







