Sulmuesi Ferran Torres do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Paris Saint-Germainit.
Ekipi francez ka arritur marrëveshje me Barcelonën, e cila do të bëhet zyrtare të enjten pasi Torres mungoi në stërvitjen e së mërkurës te skuadra spanjolle.
Për kartonin e Torresit, Paris do të paguajë 55 milionë euro përfshirë edhe bonuset kurse futbollisti do të firmos kontratë katërvjeçare me ekipin francez.
Torres pati një fushatë produktive sezonin e shkuar te Barcelona, ku në 33 ndeshje kampionale realizoi 16 gola.
Te PSG-ja, ai po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin dhe vlerësohet lart nga trajneri Luis Enrique, i cili e bindi të largohet nga Barcelona.











