Mbrojtësi i krahut, Nahuel Molina është rikthyer në Serie A të Italisë dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Roma.
Molina, të mërkurën është prezantuar te Roma, ekip me të cilin ka firmosur kontratë katërvjeçare dhe do ta bartë fanellën me numrin 20.
Për transferimin e Molinas nga Atletico Madridi, Roma është pajtuar të paguajë 13 milionë euro, të cilave mund t’u shtohen edhe 4 milionë euro tjera në bonuse.
Molina ishte pjesë e Atletico Madridit prej vitit 2022 ndërsa për dy vjet ka luajtur edhe tek Udinese në Itali, përpara se të transferohej në Spanjë.
Në total, Molina në Evropë, me fanellat e Udineses dhe Atleticos, ka regjistruar 249 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola në të gjitha garat.
Ai gjithashtu ka edhe 65 ndeshje me Argjentinën, kombëtare me të cilën ka fituar një Kupë të Botës dhe dy herë Kupën e Amerikës.











