TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënuese

by Teve1
2 orë ago
2
A A
Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënuese

U.D. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër paraqesin shqetësim serioz për Kosovën dhe duhet të adresohen me partnerët ndërkombëtarë.

Haxhiu në edicionin e nëntë të Konferencës së Ambasadorëve, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar nga diplomatët e Kosovës që t’i informojnë qeveritë e vendeve ku shërbejnë për pasojat që, sipas saj, mund të ketë një ndërhyrje në rrjedhat ujore ndërkufitare, duke theksuar rëndësinë e Ibër-Lepencit dhe liqenit të Ujmanit për furnizimin me ujë, energjinë dhe bujqësinë në Kosovë.

“Nga ana tjetër, Serbia vazhdon politikën e saj hegjemoniste ndaj Kosovës, një tjetër shqetësim serioz që duhet të adresohen me partnerët tanë ndërkombëtarë janë edhe deklaratat e fundit të Vuçiqit për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Siç e dini për letencën dhe liqenin e Ujmanit, janë pjesë e një sistemi epik për furnizim me ujë për energjinë bujqësinë dhe jetën e qindra mijërave qytetarëve të Kosovës. Ndërhyrja e njëanshme në rrjedhat ujore ndërkufitare do të kishte pasoja shumë përtej një çështjeje teknike. Nga se do ta prekte sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Republikës tonë. Për këtë arsye, diplomatët tanë duhet t’i bëjnë të njohura këto deklarata në kryeqytetet ku shërbejnë, dhe t’i informojnë qeveritë e vendeve pritëse për natyrën dhe pasojat e kësaj ideje absurde sa edhe kërcënuese. Duhet ta bëjmë të qartë se përdorimi i burimeve ujore si instrument presioni ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe se ide të tilla që ringjallin qasje shoviniste dhe destabilizuese ndaj Kosovës duhet të marrin vëmendjen dhe reagimin e duhur ndërkombëtar. Kosova pret nga partnerët e saj që çdo veprim që rrezikon burimet ujore jetike për vendin të trajtohet me përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare, përfshirë edhe përdorimin e drejtëve të arsyeshme të tyre dhe detyrimin për të parandaluar dëmin e konsiderueshëm ndërkufitar”, tha ajo.

Haxhiu ka thënë se diplomatët kosovarë duhet t’i bëjnë të ditura këto deklarata në kryeqytetet ku shërbejnë dhe të kërkojnë reagim ndërkombëtar ndaj çdo veprimi që mund të rrezikojë burimet ujore jetike të Kosovës.

Duke folur për raportet me Serbinë, Haxhiu ka deklaruar se Beogradi duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe qytetarëve, si dhe për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

“Të nderuar ambasadorë, raportet me Serbinë siç e përmendi mbeten një nga arsyet kryesore të politikës së jashtme të Republikës tonë. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve, qytetarëve të tjerë, për dorëzimin e kryeterroristit Milan Radojçiq dhe të tjerëve të përfshirë në këtë sulm terrorist, por po ashtu edhe për zbardhjen e fatit të mbi 1500 personave të zhdukur në vend gjatë luftës ndërkombëtare. Adresimi i këtyre çështjeve është pjesë e domosdoshme e çdo procesi që synon një normalizim të vërtetëve të qëndrueshëm, të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo ka përmendur edhe zhvillimet e fundit në Zubin Potok, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së viteve 1998-1999, duke kërkuar nga Serbia hapjen e arkivave.

“Kjo përgjegjësi bëhet edhe më e ndjeshme në dritën e zhvillimeve të ditëve të fundit, në Zubin Potok, në lokacionet Kalludër e Vogël dhe Jabuk janë gjetur mbetje motori që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së viteve 1998-1999 derisa institucionet tona po punojnë edhe në një lokacion të tretë të dyshuar për varrezë masive. Për diplomatët tanë, kjo duhet të jetë një çështje e vazhdueshme e komunikimit me qeveritë dhe institucionet e vendeve ku shërbejnë, partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot, në Kosovë, po gjenden dëshmi të reja të krimeve të luftës dhe se drejtësia për viktimat e familjeve të tyre ende pret përgjigje. Prandaj, duhet t’i bëhet presion Serbisë që të hapë arkivat”, theksoi ajo.

Këto deklarata Haxhiu i bëri në edicionin e nëntë të konferencës së ambasadorëve të Republikës së Kosovës, aktivitet i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur “vetmeveti” dhe nuk ka bërë asgjë

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur “vetmeveti” dhe nuk ka bërë asgjë

Haliti: Nëse është shkelur Kushtetuta, atëherë deputetët e opozitës nuk e di pse po shkojnë në Kuvend

Haliti: Nëse është shkelur Kushtetuta, atëherë deputetët e opozitës nuk e di pse po shkojnë në Kuvend

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Deklaratat skandaloze të Vuçiqit për Ibrin, vjen grafiti kërcënues nga Serbia: Kur ushtria të kthehet në Kosovë

Deklaratat skandaloze të Vuçiqit për Ibrin, vjen grafiti kërcënues nga Serbia: Kur ushtria të kthehet në Kosovë

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Crystal Palace interesohet për Zhegrovën

Trump nënshkruan projektligjin që obligon publikimin e dokumenteve të Epsteinit

Trump thotë se do të përdorë presionin ekonomik në vend të sulmeve ushtarake ndaj Iranit

KB Peja këtë javë nis përgatitjet

KB Peja këtë javë nis përgatitjet

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur “vetmeveti” dhe nuk ka bërë asgjë

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur “vetmeveti” dhe nuk ka bërë asgjë

T: Uzuni shkëlqen te FC Austin, realizon “hat-trick”

T: Uzuni shkëlqen te FC Austin, realizon “hat-trick”

Haliti: Nëse është shkelur Kushtetuta, atëherë deputetët e opozitës nuk e di pse po shkojnë në Kuvend

Haliti: Nëse është shkelur Kushtetuta, atëherë deputetët e opozitës nuk e di pse po shkojnë në Kuvend

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën