Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të nisë më 10 gusht, duke filluar nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit.
Sipas njoftimit, aplikimi i larvicideve do të zhvillohet më 10 dhe 11 gusht, duke filluar nga ora 09:00.
Komuna bën të ditur se realizimi i aktivitetit varet nga kushtet atmosferike, prandaj datat e planifikuara mund të ndryshojnë në rast të motit të papërshtatshëm.







