TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas martesës, Dua Lipa dhe Callum Turner shkëlqejnë në debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Pas martesës, Dua Lipa dhe Callum Turner shkëlqejnë në debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë bërë paraqitjen e tyre të parë zyrtare në tapetin e kuq si bashkëshortë, duke tërhequr vëmendjen në premierën e filmit të ri të aktorit, “One Night Only”, të mbajtur të hënën në New York.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 30 vjeçe, u shfaq me një fustan të personalizuar nga Ferragamo, të kuruar nga stilisti i saj Lorenzo Posocco.

Veshja karakterizohej nga një dekolte e thellë, detaj në formë shalli dhe një fund me teksturë elegante, ndërsa pamjen e kompletoi me vathë shumëngjyrësh me gurë të çmuar, aksesorë për veshët dhe një byzylyk të artë.

Në krah të saj, Callum Turner, 36 vjeç, zgjodhi një kostum blu të errët nga Louis Vuitton, të kombinuar me një këmishë në nuancë të verdhë të çelët dhe një kravatë me vija.

Çifti pozoi i buzëqeshur përpara fotografëve në tapetin e kuq të SVA Theater, duke shënuar daljen e tyre të parë publike pas martesës.

Turner është protagonisti i komedisë romantike “One Night Only”, ku luan përkrah Monica Barbaro.

Filmi, me regji të Will Gluck, sjell historinë e një nate të vetme në një realitet alternativ ku marrëdhëniet intime para martesës lejohen me ligj.

Premiera në kinema është planifikuar për 7 gusht.

Dalja e tyre vjen vetëm pak javë pasi çifti kurorëzoi dashurinë me martesë.

Dua Lipa dhe Callum Turner organizuan një ceremoni elegante në Villa Valguarnera, pranë Palermos në Sicili, më 6 qershor, pasi më herët kishin zyrtarizuar martesën civile në Marylebone Town Hall në Londër.

Më 20 qershor, fituesja e çmimit Grammy ndau me ndjekësit në Instagram fotografi nga ceremonia në Itali, ku u shfaq e veshur me një fustan nusërie të personalizuar Chanel Haute Couture, të zbukuruar me kristale dhe pupla.

Paraqitja e tyre në New York vjen vetëm një ditë pas përfundimit të Sunny Hill Festival në Prishtinë, ku Dua Lipa ishte një nga figurat kryesore të eventit dhe u rikthye në Kosovë për të mbështetur festivalin e themeluar nga familja e saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Gruaja akuzohet për sulm të armatosur në shtëpinë e Rihannës, rrezikon burgim të përjetshëm

Gruaja akuzohet për sulm të armatosur në shtëpinë e Rihannës, rrezikon burgim të përjetshëm

Videot intime në rrjet, zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici

Videot intime në rrjet, zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici

Merdare, kapen 50 mijë euro të padeklaruara në autobusin Itali–Kosovë

Merdare, kapen 50 mijë euro të padeklaruara në autobusin Itali–Kosovë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi thotë se është kërcënuar me jetë nga një drejtor i komunës

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi thotë se është kërcënuar me jetë nga një drejtor i komunës

“Beogradi kërkon mbështetjen e Trumpit, ofron miliona për lobim pas deklaratës së Putinit për Vuçiqin”

“Beogradi kërkon mbështetjen e Trumpit, ofron miliona për lobim pas deklaratës së Putinit për Vuçiqin”

Dogana konfirskon mbi 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana konfirskon mbi 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara në Hani të Elezit

Një grua arrestohet pasi e sulmon fizikisht burrin e saj në Prishtinë

Një grua arrestohet pasi e sulmon fizikisht burrin e saj në Prishtinë

Afati për zgjedhjen e presidentit edhe tri ditë

Afati për zgjedhjen e presidentit edhe tri ditë

Një shtetase e huaja arrestohet në Prishtinë: Gjuajti me gurë në banesën e një burri, theu derën dhe hyri brenda

Një shtetase e huaja arrestohet në Prishtinë: Gjuajti me gurë në banesën e një burri, theu derën dhe hyri brenda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën