Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në lokacionin në Jabukë të Zubin Potokut ku dyshohet për varrezë masive janë gjetur të paktën katër trupa.
Ai kështu ka bërë të ditur pas vizitës që ka bërë atje.
“Deri tash janë zbuluar katër trupa të cilët pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë qereçi”, tha ai, raporton teve1.info
Sveçla tha se ekipet përgjegjëse janë duke e bërë punën e tyre në mënyrën më të mirë.
Ai tha se hetimet për “kriminelet që kanë kryer këtë krim do të vazhdojnë derisa të dalin para drejtësisë”.
Sveçla ka thënë se Serbia aktuale nuk ka ndryshuar nga ajo që ka kryer krimet në vitet 1998-1999.




