Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ka vazhduar aksionin për largimin e objekteve të ndërtuara në pronë publike përgjatë liqenit të Ujmanit.
Gjatë aksionit ka nisur edhe rrënimi i motelit “Jezero”, ndërsa punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, fillimisht kanë rrethuar objektin me shirita sigurie për të mundësuar zhvillimin e operacionit.
teve1.info ka siguruar pamje nga rrënimi i hotelit të paligjshëm.
Aksioni po zhvillohet në kuadër të mbrojtjes së pronës publike përgjatë liqenit të Ujmanit.










