TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lushtaku në fjalën përfundimtare: E ndiej veten të pafajshëm, 13 vite i penalizuar dhe i përndjekur nga gjykatat

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Lushtaku në fjalën përfundimtare: E ndiej veten të pafajshëm, 13 vite i penalizuar dhe i përndjekur nga gjykatat

Ka nisur faza e fjalëve përfundimtare në gjykimin ndaj Sami Lushtakut dhe të akuzuarve të tjerë në rastin “Drenica 1”, ku ata akuzohen për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të procedurës zyrtare.

Prokurorja Florije Salihu Shamolli ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të akuzuarit të shpallen fajtorë për veprat penale me të cilat ngarkohen.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit, si grup kriminal, dyshohet se nga qershori i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2015 kanë penguar dëshminë dhe kanë frikësuar gjatë procedurës zyrtare dy dëshmitarë, me qëllim që ata të ndryshonin deklaratat e tyre në rastin “Drenica”.

Akuzat lidhen me rastin për keqtrajtimin e civilëve në Likoc gjatë luftës, për të cilin disa persona tashmë janë dënuar. Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në seancat e mëhershme.

Në fjalën e tij përfundimtare, Sami Lushtaku ka mohuar akuzat, duke thënë se prej 13 vitesh po përballet me procese gjyqësore pa prova dhe argumente.

“Unë që 13 vite përsekutohem nga drejtësia e EULEX-it pa argumente dhe pa fakte. Gjykimi im ka ndodhur për krime lufte, ku kam marrë një dënim prej 12 vitesh dhe kam mbajtur 4 vjet burg, e më pas jam shpallur i pafajshëm”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka thënë se dëshmitarët e përmendur në rast nuk kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë ndaj tij dhe se disa nga të akuzuarit nuk i ka njohur.

“As dëshmitari F as C nuk kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë ndaj meje. Një pjesë të këtyre të akuzuarve unë nuk i kam njohur asnjëherë. Prandaj, për mua është e rëndësishme që unë e ndiej veten të pafajshëm dhe e ndiej veten që 13 vite i penalizuar dhe i përndjekur nga gjykatat e EULEX-it”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka shtuar se nuk ka kërkuar mëshirë, por vetëm drejtësi.

“Unë asnjëherë nuk kam kërkuar mëshirë, kam kërkuar gjithmonë vetëm drejtësi, edhe në këtë rast kërkoj vetëm drejtësi”, ka deklaruar Lushtaku.

Tags: drencia 1Sami LushtakuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Policia sekuestron katër armë zjarri dhe municion në Mitrovicën e Jugut

Klopp edhe zyrtarisht selektor i Gjermanisë

Klopp edhe zyrtarisht selektor i Gjermanisë

Haxhiu: Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë serbë kanë marrë pagesa nga Serbia edhe gjatë kohës në institucionet e Kosovës

Haxhiu: Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë serbë kanë marrë pagesa nga Serbia edhe gjatë kohës në institucionet e Kosovës

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Seanca konstituive e Kuvendit, më 6 gusht

“Mesditë”- 24.07.2026

“Mesditë”- 24.07.2026

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Policia sekuestron katër armë zjarri dhe municion në Mitrovicën e Jugut

Ancelotti dhe Guardiola kanë refuzuar kombëtaren e Italisë

Ancelotti dhe Guardiola kanë refuzuar kombëtaren e Italisë

Klopp edhe zyrtarisht selektor i Gjermanisë

Klopp edhe zyrtarisht selektor i Gjermanisë

Haxhiu: Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë serbë kanë marrë pagesa nga Serbia edhe gjatë kohës në institucionet e Kosovës

Haxhiu: Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë serbë kanë marrë pagesa nga Serbia edhe gjatë kohës në institucionet e Kosovës

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Seanca konstituive e Kuvendit, më 6 gusht

​Banka Qendrore Evropiane ndërron kartëmonedhat euro, të rejat janë unike

​Banka Qendrore Evropiane ndërron kartëmonedhat euro, të rejat janë unike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën