TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

by tëvë1
1 orë ago
4
A A
Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se dy zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe një shtetas i huaj të arrestuar në aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, janë ndaluar për 48 –orë.

Sipas Prokurorisë dy nga të arrestuarit, njëri prej tyre zyrtar në Divizionin për të Huaj, ndërsa tjetri është zyrtar në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) ka dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’’.

Sipas Prokurorisë, F.SH dhe G.J kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj duke përfituar dobi pasurore.

“Nga hetimet e deritanishme rezulton se të dyshuarit F. Sh., dhe G.J., në cilësinë e personave zyrtarë dyshohen, se në bashkëkryerje kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës, përmes të cilit dyshohet se kanë përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme. Ndërkaq, i dyshuari me inicialet D.K., dyshohet se ka falsifikuar dokumente të ndryshme me qëllim që t’iu mundësojë personave të tjerë të aplikojnë dhe të pajisen në mënyrë të kundërligjshme me leje qëndrimi në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për paraqitjen e kërkesës për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarve, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, bëhet e ditur në komunikatë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Për 6 muaj 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion, Dedaj: Vendi s’ka strategji për sigurinë rrugore

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën