TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Transformimi vizual i ushtrisë, Qeveria miraton një sërë ndryshimesh

by tëvë1
1 ditë ago
2
A A
Transformimi vizual i ushtrisë, Qeveria miraton një sërë ndryshimesh

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh thelbësore që prekin imazhin dhe elementet identifikuese të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Përmes një vendimi të ri të botuar në Fletoren Zyrtare (VKM Nr. 534), qeveria ka rishikuar rregulloren e vitit 2022 mbi modelet e uniformave, gradave, stemave dhe flamujve dekorativë, duke synuar një standardizim më të lartë dhe përshtatje me riorganizimet e fundit strukturore.

Riorganizimi strukturor dhe stemat e reja

Një pjesë e konsiderueshme e vendimit i dedikohet pasqyrimit vizual të ndryshimeve në strukturën organizative të FARSH-it. Me krijimin e njësive të reja, qeveria ka miratuar shtimin e dhjetëra stemave dhe flamujve të rinj dekorativë.

“Në albumin e stemave, flamujve dekorativë dhe shenjave krahëse bëhen shtesat. Stema, flamuri dekorativ dhe shenja krahëse të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut dhe Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut,” thuhet në dokumentin zyrtar, i cili gjithashtu sanksionon simbole të reja për Komandën Kibernetike dhe Ndërlidhjes, si dhe për Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Paralelisht, me heqjen e strukturave të vjetra (si batalionet 1, 2 dhe 3 të këmbësorisë së vjetër), janë shfuqizuar edhe simbolet e tyre përkatëse.

Thjeshtim i uniformave dhe identifikim standard ndërkombëtar

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është thjeshtimi i pamjes së uniformave ceremoniale dhe atyre të punës, veçanërisht për Forcën Tokësore dhe Forcën Ajrore. Qeveria ka vendosur të heqë elementet e tepërta dekorative, duke i bërë uniformat më klasike dhe më të pastra në dizajn.

Vendimi saktëson për Forcën Tokësore dhe Ajrore se “modeli i kostumit ceremonial dhe atij të punës te xhaketat, pantallonat dhe fundet do të jetë pa fileto dekoruese perimetrale.”

Përtej estetikës, FARSH po thellon standardizimin ndërkombëtar të trupave të saj. Për të gjitha llojet e uniformave të stërvitjes, identifikimi i ushtarakëve shqiptarë do të jetë i unifikuar në gjuhën angleze, një hap i domosdoshëm për operacionet e përbashkëta me aleatët e NATO-s:

“Në të gjitha albumet për uniformën e stërvitjes të të gjitha llojeve të shtohen shenjat e mbiemrit, shenjat e forcës ‘ALBANIAN – ARMY; ALBANIAN – NAVY; ALBANIAN – AIR FORCE’.”

Specifikat e Forcës Detare dhe fundi i “kamuflazhit të shkretëtirës”

Forca Detare ka marrë një vëmendje të veçantë në këtë rishikim, ku përfshihen rregullime të detajuara teknike për uniformat e bardha verore dhe specifikimet e reja për gradat e oficerëve, të cilat do të kenë një standard rigoroz qepjeje me fije metalike të arta.

Sipas VKM-së, për oficerët e Forcës Detare, gradat duhet të jenë të qepura dhe të dukshme rreth e rrotull mëngës. Trashësia e vijave të trasha të gradës të jetë 15 mm ndërsa vijës së hollë 9 mm. Diametri i rrethit në pjesën e jashtme 45 mm ndërsa në pjesën e brendshme 22.5 mm.

Së fundmi, një ndryshim taktik i sanksionuar në këtë dokument është dalja e plotë nga përdorimi i uniformave të stërvitjes me ngjyrat e shkretëtirës për Forcën Tokësore. Teksti shprehet qartë se artikujt dhe faqet që i përkasin “Uniformës kamuflazh – shkretëtirë shfuqizohen”, duke lënë në përdorim vetëm uniformat e stërvitjes ëoodland (të pyllit), të cilat janë më të përshtatshme për terrenin vendas dhe atë evropian./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

​Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë, përgjigjja do të jetë shumëfish më e rëndë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin turk, e falënderon për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Turqi

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin turk, e falënderon për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Turqi

Shala: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata që po e zvarrisin formimin e institucioneve

Shala: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata që po e zvarrisin formimin e institucioneve

“Info Nata”- 20.07.2026

“Info Nata”- 20.07.2026

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Kulla reagon ndaj fotos së publikuar: Nuk pata frikë nga plumbat, nuk frikësohem as nga bullizimi

Kulla reagon ndaj fotos së publikuar: Nuk pata frikë nga plumbat, nuk frikësohem as nga bullizimi

Kulla: Serbia mund të tentojë, por nuk ka gjasa për një konflikt të ri në Kosovë

Kulla: Serbia mund të tentojë, por nuk ka gjasa për një konflikt të ri në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën