Një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ku si pasojë e plagëve të marra viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar për tëvë1.info nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke zhvilluar hetimet në lidhje me sqarimin e rastit.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana./teve1.info/







