TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta hyn në ditën e 46-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Protesta hyn në ditën e 46-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Mbrëmjen e sotme u zhvillua në Tiranë protesta e 46-të radhazi për investimin turistik të planifikuar në Zvërnec, ku qytetarë e aktivistë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas në bulevard drejt Kryeministrisë ku në podiumin e improvizuar u mbajtën edhe fjalime.

Me pankarta në duar dhe flamuj kombëtarë, protestuesit kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe largimin e asaj që ata e cilësuan “kastë të vjetër politike”.

Mes pankartave që protestuesit mbanin në duar u dhanë mesazhe të kërkesave ku e panegociueshme është dorëheqja e kryeministrit dhe thirrjet për ndryshimin e sistemit politik.

Në protestën para Kryeministrisë, organizatorët dhe pjesëmarrësit ritheksuan kërkesat e tyre, duke përfshirë dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie tranzitore, ndryshime kushtetuese, si edhe shfuqizimin e ligjeve për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, raporton ATSH.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj kritikoi reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj protestës, duke thënë se protestuesit nuk janë njohur nga ai si qytetarë të revoltuar, por si agjentë.

Vatnikaj përsëriti kërkesën kryesore të protestës, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ritheksoi edhe kërkesën për kufizimin e mandateve të kryeministrave.

Aktivistja Luçiana Kokaj u shpreh se protestat që po zhvillohen në Tiranë, i kanë arritur qëllimet për të cilat nisën.

Kokaj tha se protestat në Tiranë bënë që Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, t’ia vendosë si detyrim qeverisë pranimin dhe shqyrtimin e disa prej kërkesave të protestuesve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Irani është i gatshëm “si për të luftuar ashtu edhe për të negociuar”, thotë kryetari i parlamentit iranian

Musliu para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së: Nuk i ikim përgjegjësisë, po mundohemi ta bëjmë më të mirën për Kosovën

Musliu para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së: Nuk i ikim përgjegjësisë, po mundohemi ta bëjmë më të mirën për Kosovën

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Arrestohet në Deçan personi i dënuar me 4 vjet burgim

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Haziri fton qytetarët edhe sonte në protestë: Kërkesa jonë është e qartë, votojeni ligjin

Haziri fton qytetarët edhe sonte në protestë: Kërkesa jonë është e qartë, votojeni ligjin

Franco Foda për sfidën me Austrinë, i lë në tribuna tre titullarët e ndeshjes me Izraelin

Franco Foda për sfidën me Austrinë, i lë në tribuna tre titullarët e ndeshjes me Izraelin

PDK-ja mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar në takim

PDK-ja mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar në takim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën