TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Irani: Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të SHBA-së në jug

by teve1
2 orë ago
0
A A
Irani: Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të SHBA-së në jug

Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit në jug të Iranit, tha sot zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani.

“Në sulmet e fundit në pjesën jugore të vendit, më shumë se 30 civilë humbën jetën”, tha Mohajerani në një postim në platformën e mediave sociale amerikane X. Ajo nuk specifikoi se ku ndodhën sulmet dhe nuk dha detaje të mëtejshme për viktimat.

Sulmet e SHBA-së shënjestruan sot tre lokacione në qytetin jugperëndimor iranian Bushehr, pa asnjë të lënduar, tha guvernatori i provincës, sipas agjencisë së lajmeve Fars.

Më herët të martën, presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen në ditët në vijim, duke paralajmëruar se SHBA-ja do të fillojë të synojë termocentralet dhe urat e vendit javën e ardhshme nëse Teherani nuk kthehet në tryezën e bisedimeve.

Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit mbi Ngushticën e Hormuzit, me të dyja palët që kanë shkëmbyer sulme pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani që synon t’i japë fund konfliktit dhe të arrijë marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Irani gjithashtu i ka dërguar letër OKB-së duke akuzuar SHBA-në për shkeljen e Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit./Anadolu

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA-të rinisin sulmet ndaj Iranit, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

SHBA-të rinisin sulmet ndaj Iranit, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

Zelanda e Re konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5

Zelanda e Re konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen fëmijëve

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen fëmijëve

Nis zbatimi i amnistisë penale në Shqipëri,  541 të burgosur lënë qelitë

Nis zbatimi i amnistisë penale në Shqipëri,  541 të burgosur lënë qelitë

Abdixhiku: Do të mbahet Kuvendi i LDK-së, nuk do të angazhohem më për formimin e institucioneve

Abdixhiku: Do të mbahet Kuvendi i LDK-së, nuk do të angazhohem më për formimin e institucioneve

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të rrugës “Bajram Bahtiri”

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të rrugës “Bajram Bahtiri”

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Sherri nisi mes fëmijëve në “TikTok” – u vranë të rriturit – Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim

Sherri nisi mes fëmijëve në “TikTok” – u vranë të rriturit – Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim

Dyshime për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, mbi 100 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor

Dyshime për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, mbi 100 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor

Kryetari i Obiliqit intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e shpronësimeve në Shipitullë

Kryetari i Obiliqit intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e shpronësimeve në Shipitullë

Zejnullah Gashi nis zyrtarisht detyrën si kryeprokuror i shtetit, mban fjalim të shkurtë

Zejnullah Gashi nis zyrtarisht detyrën si kryeprokuror i shtetit, mban fjalim të shkurtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën