TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, sekuestrohen marihuanë dhe mijëra euro

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Tentim vrasja në Kolovicë- Fitim Doda dënohet me 7 vjet e 10 muaj burgim, Arijan Sijarina me 9 muaj burgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet E.K., i dyshuar për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, më 12 shtator 2025, rreth orës 20:15, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, i pandehuri është ndaluar nga Policia e Kosovës derisa po lëvizte me një motoçikletë të tipit Honda.

Gjatë kontrollit, në çantën e tij janë gjetur nëntë qese plastike me substancë narkotike me peshë 12.82 gram, si dhe 945 euro dhe 2 mijë lekë.

Pas kësaj, policia ka kryer kontroll dhe bastisje në shtëpinë e të pandehurit, ku janë sekuestruar 9,990 euro, 10 franga zvicerane, disa qese me substanca të dyshuara narkotike në formë bari dhe pluhuri, katër peshore digjitale, qese të zbrazëta najloni, gërshërë, thikë dhe një lugë e vogël, të cilat dyshohet se janë përdorur për përgatitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve.

Sipas raportit të Agjencisë së Kosovës për Forenzik (AKF), substancat e sekuestruara përmbanin 187.41 gram marihuanë dhe 4.56 gram kokainë.

Me këto veprime, E.K. akuzohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje me ligjin./teve1.info/

Tags: aktakuzeGjykata GjakovenarkotikeparasekuestrimeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj” në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj” në Ferizaj

Therret me thikë një person në Prishtinë

Një person në Pejë ndalohet për 48 orë nën dyshimin për dy vepra penale kundër integritetit seksual

Ambasadori gjerman: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian

Ambasadori gjerman: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

Në gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik nesër në Prishtinë

Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, i riafirmon mbështetjen e Francës ndaj Kosovës

Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, i riafirmon mbështetjen e Francës ndaj Kosovës

Parfumet e shtrenjta janë shpenzim i kotë i parave – thonë shkencëtarët

Parfumet e shtrenjta janë shpenzim i kotë i parave – thonë shkencëtarët

Të paktën shtatë myslimanë zgjidhen në Kongresin amerikan në zgjedhjet e mesmandatit

Të paktën shtatë myslimanë zgjidhen në Kongresin amerikan në zgjedhjet e mesmandatit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj” në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj” në Ferizaj

Therret me thikë një person në Prishtinë

Një person në Pejë ndalohet për 48 orë nën dyshimin për dy vepra penale kundër integritetit seksual

Atletico Madridi interesohet për Avdullahun

Atletico Madridi interesohet për Avdullahun

Ambasadori gjerman: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian

Ambasadori gjerman: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën