Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje në Ferizaj, e cila dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur me 1.10.2026 në rrugën “Ahemet Kaçiku” në një lokal në Ferizaj.
“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Policia publikon fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkon nga qytetarët që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij, t’i ndajnë ato me organet kompetente. Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit. Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë personat që ofrojnë informacione”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info/










