TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ilir Kulla: BE-ja ka problem me lidershipin, Trump preferon Erdoganin

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Ilir Kulla: BE-ja ka problem me lidershipin, Trump preferon Erdoganin

Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ka komentuar zhvillimet pas samitit të NATO-s, duke folur për marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Në emisionin “Matrix” në Tëvë1, ku ishte i ftuar në moderim nga Mehmet Kalisi, Kulla tha se presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në samitin e NATO-s për shkak të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

“Vetë Trump e tha se shkoi në samitin e NATO-s vetëm sepse ishte Erdogani. Nëse ai nuk do të ishte aty, Trump nuk do të shkonte”, tha Kulla.

Ai u shpreh se Bashkimi Evropian nuk mund ta konsolidojë fuqinë e tij ushtarake pa bashkëpunimin me SHBA-në.

“BE-ja pa Amerikën është si ‘pa breg’. Tri ushtritë më të mëdha të NATO-s – SHBA-ja, Turqia dhe Britania e Madhe – nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Trendi për ta konsoliduar fuqinë ushtarake dhe ekonomike të aleancës dhe të BE-së kalon domosdoshmërisht nga marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara”, deklaroi ai.

Sipas Kullës, rritja e shpenzimeve për mbrojtje nuk duhet parë si luks, sidomos pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

“Ai 5 për qind i PBB-së për mbrojtje nuk do të thotë se duhet të na pëlqejë çdo gjë që bën Trump apo mënyra e tij e komunikimit. Aleancat ndërtohen mbi interesa dhe mbi të ardhmen. Lufta në Iran tregoi se paratë e shpenzuara për sigurinë nuk janë luks. Edhe për Kosovën dhe Serbinë kemi diskutuar shpesh se investimet në siguri janë të domosdoshme”, u shpreh ai.

Kulla vlerësoi se një nga sfidat kryesore të Bashkimit Evropian mbetet mungesa e lidershipit të fortë.

“Sot Evropa ka një problem me lidershipin. Trump preferon të flasë me Erdoganin sepse ai është një lider që atë që thotë e bën. Bashkimi Evropian nuk ka një lider të tillë. Për të pasur një BE të fortë duhet lidership i fortë, investime në siguri dhe një aleancë strategjike me SHBA-në”, tha Kulla./teve1.info/

Tags: Ilir KullamatixTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

​Rasti i Arlinda Zekajt, sot nis hetimi parlamentar

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Rama përsëritë thirrjen për dialog

Rama përsëritë thirrjen për dialog

​Ylli i Juventusit zbulon bisedën me Zhegrovën para ndeshjes me Napolin

​Ylli i Juventusit zbulon bisedën me Zhegrovën para ndeshjes me Napolin

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

​Rasti i Arlinda Zekajt, sot nis hetimi parlamentar

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën