Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, për të shqyrtuar agjendën e seancës së ardhshme plenare.
Në lexim të parë pritet të shqyrtohen tri projektligje, për menaxhimin e emergjencave, regjistrimin e bujqësisë dhe inspektoratin qendror të bujqësisë.
Në rend dite është edhe raporti i Auditorit për buxhetin e vitit 2025, propozimet për ndryshime në komisionet parlamentare, pyetjet parlamentare dhe miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme







