Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në rrugën ‘’Fehmi Lladrovci’’ në kryeqytet.
Komuna më herët ka njoftuar se punimet do të zgjasin nga 10 korriku deri më 18 korrik.
Rruga nga Rrethi i Flamurit, deri tek ai i Spitalit, për këto ditë do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
Krahas kësaj rruge, edhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit është duke u punuar në këto ditë.








