TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, kompania ekzekuton një pjesë të tyre

Sot punëtorët e “Prishtina Parking” këtë të martë protestuan për mos ekzekutimin e pagave për muajin gusht. Madje thonë se kjo nuk është hera e parë që po perballen me këtë problem. E në mesditë, kompania njoftoi se ka ekzekutuar pjesërisht pagat për ta.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Punën të martën e nisën si zakonisht.

Por në ora 11:00, lanë vendet e punës e dolën para zyrave të kompanisë.

Janë këta punëtorët e “Prishtina Parking”, të cilët edhe dita e shtatë e muajit korrik i gjeti pa paga.

Për këtë, pakënaqësinë e tyre, e shprehen përmes kësaj proteste.

“Arsyeja pse jemi mbledhur sot është se paga që ka pasur të jetë më e ekzekutuar nuk është ekzekutuar ende. Është data 7 sot, me kontratë kemi të drejtë deri në datën 5 me prit. Pas datës 5 ende nuk është ekzekutuar. Arsyeja pse jena mbledh sot nuk janë të gjithë, se disa i kemi lënë nëpër pika për shkak që mos me e neglizhua krejt punën. Po sidoqoftë po presim që sot gjatë ditës me u ekzekutu. Qëllimet tona është që t’i bëj thirrje edhe kryetarit, zotëri Përparim Ramës që le të reflekton diçka ndaj ndërmarrjes tonë, e cila është në krizë”, ka thënë Hajdari.

Sipas Hajdarit, ky nuk është muaji i parë që po përballen me këtë problem.

“Nuk është hera e parë që kemi telashe për paga, po thuaj se çdo muaj tu e prit a po del, a nuk po del”, u thënë tutje Hajdari.

E të njoftuar me këtë, sipas anëtarit të sindikatës Safet Zuka, janë edhe punëdhenesit e tyre.

“Na kemi pas, kemi takime, kemi pas të rregullta me sindikata, me ndërmarrjen gjithë kohën. Edhe i kemi paralajmërua, ju kemi dhënë një lloj ultimatumi që në qoftë se ndalet rroga, nuk del në kohën e caktuar, na do të ndërmarrim këtë çfarë po bëjmë tash. Do të bëjmë protesta. Nuk ka kurrfarë arsyetimi. Nuk mundemi me prit më. Kjo është që 3 vjet tu ndodh”, u shpreh Zuka.

Për situatën në të cilën u lanë punëtoret e kompanisë në pronësi të Komunës së Prishtinës, reagoi edhe opozita në kryeqytet.

“Kam menduar që kjo ndërmarrje do të ecë shumë lehtë përpara për arsye se ka pas një buxhet mjaftueshëm. Ka pas të hyra diku prej 20 mijë eurove në ditë, por menaxhmentet e kaluar kanë bërë vjedhje të madhe të parasë publike aty që po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Është për keqardhje që punëtorët nuk kanë paga, me aq sa kam unë informata 89 mijë euro i kanë në konto, kurse duhet me i pas diku 130 mijë euro me i mbulua pagat e punëtorëve”, theksoj Redenica.

E protesta e punëtorëve, duket se dha frytet e saj.

Kjo meqë në mesdite, “Prishtina Parking” njoftoi se të martën do të ekzekutohet një pjesë e pagës.

“Pezullimi i aktivitetit për një periudhë të caktuar ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen financiare të Ndërmarrjes, duke shkaktuar vështirësi në realizimin e të hyrave dhe, si pasojë, krijimin e obligimeve financiare. Për shkak të kësaj situate, ka pasur vonesë në ekzekutimin e pagave të punëtorëve. Megjithatë, ju njoftojmë se pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes do të ekzekutohen pjesërisht gjatë ditës së sotme. Ndërsa, pjesa e mbetur do të ekzekutohet gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim “Prishtina Parking”.

Ndryshe, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës me 30 qershor, nuk u miratua vendimi për ndarjen buxhetore prej 100 mijë eurove për ndërmarrjen publike “Prishtina Parking”.

Pro këtij vendimi ishin vetëm nëntë asamblist, ndërsa 14 kundër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prej shtatë ditësh pa paga – Punëtorët e Trainkosit paralajmërojnë grevë

Prej shtatë ditësh pa paga – Punëtorët e Trainkosit paralajmërojnë grevë

Vetaksident në Gllarevë të Klinës, një person i lënduar

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Prej shtatë ditësh pa paga – Punëtorët e Trainkosit paralajmërojnë grevë

Prej shtatë ditësh pa paga – Punëtorët e Trainkosit paralajmërojnë grevë

Vetaksident në Gllarevë të Klinës, një person i lënduar

Erdogan organizon darkë shtetërore për liderët pjesëmarrës në Samitin e NATO-s në Ankara

Erdogan organizon darkë shtetërore për liderët pjesëmarrës në Samitin e NATO-s në Ankara

“Këndi i debatit”- 07.07.2026

“Këndi i debatit”- 07.07.2026

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

38 ditë protestë në Tiranë

38 ditë protestë në Tiranë

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën