Ylli i Brazilit, Vinicius Junior, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për Neymarin, pasi legjenda braziliane njoftoi tërheqjen nga kombëtarja pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026.
Pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë në fazën eliminatore të turneut, Neymari konfirmoi se nuk do të veshë më fanellën e përfaqësueses braziliane, duke i dhënë fund një epoke të artë me “Seleçaon”.
Vinicius nuk i kurseu fjalët e mëdha për idhullin e tij, duke theksuar se realizoi një nga ëndrrat më të mëdha të karrierës duke luajtur në të njëjtën skuadër me të.
“Neymari është idhulli im. Gjithmonë kam ëndërruar të luaja me të. Mundësia për të qenë bashkë me të në kombëtare ishte një moment i paharrueshëm. I uroj suksese këtë sezon dhe në jetën e tij. Ai është kujdesur gjithmonë shumë për mua”, deklaroi Vinicius.
Sulmuesi i Brazilit foli edhe për zhgënjimin pas eliminimit nga Botërori, duke kërkuar falje për tifozët brazilianë.
“Është shumë e vështirë ta pranojmë eliminimin nga Kupa e Botës. E kam të vështirë të gjej fjalët, sidomos për mënyrën se si shkoi ndeshja dhe sepse nuk arrita të jap më të mirën në një takim kaq të rëndësishëm. U kërkoj falje tifozëve tanë që besuan tek ne”.
Në fund, Vinicius premtoi se Brazili do të rikthehet më i fortë në arenën ndërkombëtare.











