TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Microsoft pritet të shkurtojë mijëra vende pune!

by teve1
2 orë ago
0
A A
Microsoft shkurton 3 përqind të fuqisë punëtore

Microsoft planifikon të njoftojë së shpejti shkurtime të vendeve të punës në përpjekje për të ulur kostot.

Edhe pse shkurtimet parashikohet të jenë më pak se 2,5% e fuqisë punëtore prej 220.000 punonjësish të kompanisë, ato pritet të prekin mijëra punonjës në sektorët e shitjeve, konsulencës dhe divizionit të lojërave Xbox.

Persona të njohur me çështjen thanë për Business Insider se kompania planifikon t’i njoftojë shkurtimet javën e ardhshme, megjithëse koha e saktë mund të ndryshojë.

Disa prej punonjësve të prekur do të marrin menjëherë oferta për role të reja.

Kjo lëvizje do të shënojë raundin e tretë të madh të shkurtimeve brenda pak më shumë se një viti, pasi Microsoft shkurtoi 6.000 vende pune në maj të vitit të kaluar dhe edhe 9.000 të tjera apo rreth 4% e fuqisë punëtore në muajin korrik.

Microsoft, Google, Amazon dhe Meta janë bërë pjesë e një nisme të re të udhëhequr nga organizata jofitimprurëse Elemental Impact, me synimin për të përshpejtuar zhvillimin e teknologjive që ulin ndikimin klimatik të data center-ëve.

Nisma fokusohet tek zgjidhje si sistemet e avancuara të ftohjes, ruajtja e energjisë dhe materialet me karbon të ulët, përfshirë betonin dhe çelikun “e gjelbër”.

Sipas drejtuesve të projektit, data center-ët po shndërrohen në një laborator testimi për teknologji të reja që lidhen drejtpërdrejt me rritjen e konsumit energjetik nga inteligjenca artificiale.

Zyrtarë të Elemental Impact theksojnë se objektivi nuk është financimi i zgjerimit të vetë data center-ëve, por përshpejtimi i kalimit të teknologjive nga faza pilot në përdorim të gjerë industrial.

Iniciativa parashikon investime nga 500 mijë deri në 5 milionë dollarë për startup-e që zhvillojnë zgjidhje në eficiencën energjetike, menaxhimin e ujit dhe infrastrukturën e qëndrueshme.

Paralelisht, kompanitë teknologjike dhe fondacione si Breakthrough Energy dhe Builders Vision do të ofrojnë mbështetje financiare dhe akses në infrastrukturë testimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bitcoin rritet mbi 110 mijë dollarë pas rimëkëmbjes së tregut

Vlera e Bitcoin shkon mbi 63 mijë dollarë

“Udhëtim në kohë” drejt Titanikut të vitit 1912 – Videoja me inteligjencë artificiale që i jep jetë anijes legjendare

“Udhëtim në kohë” drejt Titanikut të vitit 1912 – Videoja me inteligjencë artificiale që i jep jetë anijes legjendare

2027 viti i madh i Apple me 6 modele të reja iPhone

2027 viti i madh i Apple me 6 modele të reja iPhone

Rritet përdorimi i “smartwatches”

Rritet përdorimi i “smartwatches”

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Theret një 34-vjeçar në Tiranë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën