TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

16 tentime në 55 minuta, mjekët rrëfejnë si ia rikthyen jetën 52-vjeçarit

Një reagimi i shpejtë, dhe profesional mes ekipeve mjekësorë në Viti, Gjilan dhe QKUK i dhanë një mundësi të dytë për të jetuar 52 vjeçarit nga Vitia që kishte pësuar infarkt. Te njëjtit iu bënë 16 defibrilime për ta rikthyer në jetë. Pas 55 minutave beteje për ta mbajtur në jetë gjendja iu stabilizua. I njëjti sot është në gjendje më të mirë shëndetësore ndonëse iu është dashur që të vendosë stent.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
1 0
A A

Problemet me shëndetin e detyruan të kërkojë ndihmë mjekësore.

Kështu,  L.R., 52 vjeçar nga Vitia, u paraqit  në  Shërbimin e Urgjencës së këtij qytetit.

E pas kontrolleve të para , mjekët panë se gjendja e tij nuk qe fare e mirë, sipas mjekut të urgjencës në Viti,  Ardi Ademi.

“Është paraqitur këtu në shërbimin e urgjencës primare me djersitje dhe plogështi trupore. Fillimisht kemi vazhduar me realizimin e një EKG-je, ku vërehet që pacienti është duke pësuar infarkt masiv së bashku me kolegun tim dr. Imerin dhe stafin e mrekullueshëm në QKMF në Viti, i kemi dhënë ndihmën e parë pacientit, i kemi dhënë terapinë adekuate sipas protokollove dhe së bashku me dr. Imerin kemi vendosur që urgjentisht të e transferojmë për në Spitalin Rajonal të Gjilanit”, deklaroi Ardi Ademi.

Megjithatë, sapo mbërriti në Spitalin Rajon të Gjilanit, gjendja e pacientit u përkeqësua.

“Gjatë hyrjes për në Spitalin Rajonal të Gjilanit,pacientit veç se fillon duke iu keqësuar gjendja ku i bie saturimi dhe i vije mundim dhe shtrëngime në gjoks. Duke e hipur në spital tek shkallët ne kemi godituri fillimisht pacientin, dy deri në tre herë me grusht dhe pacienti është rikthyer në jetë. Pasi pacienti është rikthyer në jetë është hyrë në fibrilacion”, shtoi Ademi.

Gjendja kritike e pacientit u përsërit çdo pesë minuta, ndonëse mjekët po bënin të pamundurën të mbanin në jetë.

“Bëhen diku rreth 16 defibrilime, poashtu vlen me cekë se i është dhënë terapia adekuate në bazë të protokollove në krye me dr. Begushin dhe së bashku në konsultim me të i cili ka qenë aty në urgjencë ka ardhur në përfundim që pacientit nuk guxon të transferohet në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rënduar dhe ndihma e parë duhet të i jepet në spital deri në stabilizimin e gjendjes e pastaj të transferohet për në QKUK”, pohoi doktori i urgjencës në Viti, Ardi Ademi.

E për në QKUK, shefi i emergjencës në Gjilan vendosi ta dërgojë vetëm pas stabilizimit të gjendjes.

“Beteja ka vazhduar afërsisht 55 minuta, 13:45 është ardh 14:40 ne veç se e kemi fituar një ritëm, një qarkullim spontan me parametra stabil. Ky ka qenë një rast i rëndë ka qenë bllokim i një degë të enës, një infarkt masiv i rëndë dhe gjendja ka qenë e tillë që në mënyrë konsistente pa ndërprerë, pa hezituar e pa u lodhë me vazhdua betejën deri në fund”, deklaroi shefi i emergjencës në Gjilan, Begush Canaj.

Për reagimin profesional të stafit në Viti u shpreh krenar edhe shefi i Urgjencës në këtë Komunë, Gazmend Halili

“Është kënaqësi kur kemi në radhët tonë mjekë të rinjtë të cilët, përveç ngritjes profesionale kanë edhe guxim me u marr me rastin. Ky është një ndër rastet e shumta që i kemi, por është rast pak më i rëndë se është bëri febrilimi diku më shumë se 15 herë”, tha Halili.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së koordinuar të ekipeve mjekësore në Viti, Gjilan dhe më pas në QKUK, pacienti arriti të mbijetojë.

Në QKUK atij iu vendos stent, ndërsa gjendja e tij shëndetësore tashmë është e mirë.

Pas trajtimit spitalor, 52 vjeçari është liruar për në shtëpi, ku po e vazhdon rikuperimin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia zbulon vjedhjen e pyllit në Kaçanik, kapet një i dyshuar

Policia zbulon vjedhjen e pyllit në Kaçanik, kapet një i dyshuar

Kosova dhe Maqedonia e Veriut më afër njëra-tjetrës, VLEN publikon video nga punimet në autostradë

Kosova dhe Maqedonia e Veriut më afër njëra-tjetrës, VLEN publikon video nga punimet në autostradë

Dita e 35-të e protestës në Tiranë, para kryeministrisë edhe qytetarë nga diaspora

Dita e 35-të e protestës në Tiranë, para kryeministrisë edhe qytetarë nga diaspora

Sorensen për takimin me Gjuriqin: Diskutuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë të Ohrit

Sorensen për takimin me Gjuriqin: Diskutuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë të Ohrit

Paraguai – Francë, publikohen formacionet zyrtare

Maroku, çerekfinalisti i parë në Botëror

Maroku, çerekfinalisti i parë në Botëror

Ndriçohet një nga rrugët kryesore të kryeqytetit

Ndriçohet një nga rrugët kryesore të kryeqytetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën