Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë të premten në Drenas, pas një mosmarrëveshjeje në trafik.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy palëve, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën me thikë.
Policia ka bërë të ditur se viktima është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati dhe është duke u kërkuar nga autoritetet.
Policia ka bërë të ditur se rasti është në hetime.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor QKUK-së, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./teve1.info/







