Këtë e ka konfirmuar për Teve1.info zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Pllana ka thënë se edhe një person tjetër ka pësuar lëndime dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Në segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushte, sot rreth orës 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasoj e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovice Jugu”, tha ajo. /teve1.info/