TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shtyrë edhe për 60 ditë të tjera. Vendimi përfundimtar do të merret me 16 shtator. Kjo shtyrje u kundërshtua ashpër nga veteranet e luftës.

by Teve1
2 orë ago
0 0
A A

Me 16 shtator, sytë e gjithë shqiptarëve do të drejtohen nga Haga.

Kjo meqë Gjykata Speciale, e caktoi këtë datë, për shpalljen e aktgjykimit në rastin më të madh të saj.

Por, fillimisht vendimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ishte paraparë të shpallej me 16 korrik.

Por të mërkurën, Dhomat e Specializuara bën të ditur se i duhen edhe dy muaj të tjerë për të marrë një vendim.

“Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, shkruhet në vendimin e trupit gjykues.

Me këtë vendim të gjykatës, nuk po pajtohen në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e vlerësoi këtë vendim si të papranueshëm.

“Për ne është e papranueshme dhe me keqardhje them këtë që e ka bërë gjykata speciale, është më shumë instrument i politikës sesa i drejtësisë dhe për këtë arsye i kemi frikët tona dhe shqetësimet”, theksoi Gucati.

Edhe njohësit e ligjit në Kosovë, Ardian Bajraktari, thonë se ky vendim i Speciales është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

“Nga fillim-prilli që shkoj në shkëputje me çdo parametër ligjor dhe në kundërshtim edhe me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por me aq sa është parë, prokuroria nuk ka arritur për t’i argumentuar tezat e saj”, vlerësoi Bajraktari.

Ndryshe, ish-katërshja e UÇK-së po vazhdon të mbahet në paraburgim që nga viti 2020.

Mbi ta, rëndojnë akuzat e pretenduara për krime lufte nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Tags: Hashim Thacikadri veseliRexhep Selimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spanja fiton ndaj Austrinë, siguron çerekfinalen

Spanja fiton ndaj Austrinë, siguron çerekfinalen

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Qorrolli: Osmani ka mllef dhe nuk përmirësohet, smira e saj ndaj Kurtit është e madhe

Qorrolli: Osmani ka mllef dhe nuk përmirësohet, smira e saj ndaj Kurtit është e madhe

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën