TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IPK shënon 20-vjetorin, vlerësohet puna në trajtimin e ankesave

Sot u shënua 20-vjetori i themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës. Në këtë ditë u vlerësua lartë puna e këtij institucioni në trajtimin e mijëra ankesave ndaj Policisë së Kosovës.

by Lindrit Zejnullahu
4 muaj ago
1 0
A A

Është shënuar të premten 20-vjetori i themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Nuk vonoi shumë, e përfaqësuesit e institucioneve shtetërore zunë vendet e tyre.

Bashkë u bënë në një ceremoni të organizuar në 20-vjetorin e themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Fillimisht u shfaq një dokumentar mbi rrugëtimin e këtij institucioni ndër vite.

Më pas, fjalën e mori kryeshefi ekzekutiv, Kushtrim Hodaj.

“Sot, IPK gëzon besimin e qytetarëve. Rritja e vazhdueshme e numrit të ankesave të paraqitura nuk është vetëm tregues i problemeve, por është gjithashtu dëshmi se qytetarët besojnë se zëri i tyre dëgjohet”, tha Kushtrim Hodaj, kryeshef IPK-së.

E në anën tjetër, u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu, punën e IPK-së e vlerësoi si më të vështirën në një shtet demokratik.

“Inspektorati Policor i Kosovës u ngrit me një mision që nuk është kurrë i lehtë, të kujdeset që ata të cilët e mbrojnë qytetarin të mbeten vetë brenda ligjit. Një nga detyrat më të vështira që një shtet demokratik mund ta ndërtojë vetë, pra brenda vetes”, deklaroi Haxhiu.

Disa fjalë i pati edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“IPK ka dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se besimi i qytetarëve ndërtohet me profesionalizëm, transparencë dhe llogaridhënie. Pikërisht gatishmëria e institucioneve të sigurisë për t’iu nënshtruar kontrollit të pavarur ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj tyre”, vlerësoi Kurti.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeqla, e cilësoi 20-vjetorin e IPK-së si moment reflektimi mbi rrugëtimin e deritashëm.

“Duke ecur krah për krah me Policinë e Kosovës, e kemi më të qartë se si duhet të funksionojë ky mekanizëm mbikëqyrës, i cili njëkohësisht mbron integritetin institucional dhe forcon besimin e qytetarëve. Themeli i përbashkët i këtyre dy institucioneve mbetet pikërisht besimi qytetar”, tha ai.

Në fund të ceremonisë, mirënjohje iu ndanë zyrtarëve të gjeneratës së parë të këtij institucioni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

​Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

​Dita e Gruas Rurale, kërkohet më shumë mbështetje për gratë fermere

​Dita e Gruas Rurale, kërkohet më shumë mbështetje për gratë fermere

Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, Komisioni nuk mbështet me 1 milion euro invalidët e luftës për proteza

Pedagogët rikthehen në protestë, sindikata vendos bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

“Mesditë”- 21.10.2026

“Mesditë”- 21.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën