TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përurohet shtatorja e ish-presidentit Rugova në Klinë

Sot është përuruar shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova në Klinë. Në zbulimin e saj morën pjesë ish-presidentja Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti. Po ashtu, në ceremoni ishte edhe djali i Rugovës, Uka, i cili ndau kujtime të veçanta të të atit për këtë qytet.

by Jona Kelmendi
2 muaj ago
0 0
A A

Sot është përuruar shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova në Klinë.

Në zbulimin e saj morën pjesë ish-presidentja Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti.

Po ashtu, në ceremoni ishte edhe djali i Rugovës, Uka, i cili ndau kujtime të veçanta të të atit për këtë qytet.

Falënderimet e para i mori donatori.

Është ky Marjan Cubi që bashkë me të birin e sollën në qendër të Klinës shtatoren e ish-presdentit, Ibrahim Rugova.

Kështu nga kjo e enjte, kjo shtatore do të mbetet pjesë e përhershme e qytetit.

Për donatorin Ilir Cubi, kjo nuk ishte vetëm një mbështetje financiare.

“Ishte nder dhe veçantë të kontribuoj, qoftë edhe modestisht, në misionin e presidentit Rugova për të bërë të njohur çështjen e Kosovës para botës. Krenaria ime më e madhe është se jam i biri i një burri që e pati fatin që të jetë mik i afërt i presidentit Dr. Ibrahim Rugovës. Kjo është një trashëgimi morale që do ta mbaj me nder gjatë jetës sime”, deklaroi donatori Ilir Cubi.

Ndërkaq, ai që i dha formë kësaj shtatoreje, Burim Berisha tha se një vepër e tillë nuk do të bëhej pa mbështetje.

Shpresoj që të gjithëve do t’ju pëlqejë. Falënderoj familjen Cubi, edhe komunën e Klinës, për krejt kontributin dhe mbështetjen që kanë bë për me realizu një vepër. Sepse një skulptor nuk mundet me realizu diçka për shkak të buxhetit, pa e pasë një mbështetje institucionale edhe buxhetore”, theksoi Burim Berisha, skulptori i shtatores.

E djali i ish-presidentit Rugova, Uka, ndau një kujtim të veçantë të të atit për Klinën.

“Pata dëshirë që veç të ndaj një kujtim që ka pas presidenti gjithmonë për Klinën, si një qytet që e ka dashtë shumë. Edhe sa herë kemi kaluar këndej nga Klina, gjithmonë e ka përmendë që Klina meriton të jetë kryeqytet i Republikës së Kosovës për shkak të pozitës strategjike që e ka”, kujton Ukë Rugova.

I pranishëm këtu të enjten, ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës në kohën kur Rugova ishte president, Ramush Haradinaj.

“Faleminderit për nderin që sot ta bëjmë historinë bashkë. Pa dyshim këtu ku po jetësohet në bronz në Klinë, që është e vërtetë vlerë e jona e Kosovës, si qytet i vlerave tona, presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Gëzuar dita e Deklaratës Kushtetuese, 2 Korriku! Prej këtu ju urojmë, e falënderojmë, ju shprehim mirënjohje të gjithë përfaqësuesve të popullit të asaj dite”, theksoi Haradinaj.

Ndërsa i pari i Klinës , Zenun Elezaj, tha se 2 Korriku do të kujtohet tashmë jo vetëm për Deklaratën Kushtetuese.

“Nga sot për Klinën kjo datë do të marrë dhe një domethënie të re. Do ta kujtojmë edhe si ditën kur në zemër të qytetit u jetësua në bronz presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, njeriu që me urti, vizion dhe përkushtim e bëri ëndrrën e Kosovës të dëgjohet në tërë botën”, pohoi kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.

 

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të miturit i shkrep arma AK-47, plagos vëllain 10-vjeçar në Podujevë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

I mituri nuk ndaloi në pikën e kontrollit, goditi policin – iu gjetën marihuanë dhe kokainë

​25 ditë para vendimit në Hagë, sot nis “Ora e Pritjes”

​25 ditë para vendimit në Hagë, sot nis “Ora e Pritjes”

​PDK sërish sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

​PDK sërish sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Të miturit i shkrep arma AK-47, plagos vëllain 10-vjeçar në Podujevë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

I mituri nuk ndaloi në pikën e kontrollit, goditi policin – iu gjetën marihuanë dhe kokainë

​25 ditë para vendimit në Hagë, sot nis “Ora e Pritjes”

​25 ditë para vendimit në Hagë, sot nis “Ora e Pritjes”

​PDK sërish sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

​PDK sërish sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

E shtuna me temperatura shumë të larta deri në 44°C

Mot shumë i nxehtë të shtunën, temperaturat arrijnë deri në 37°C

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën