Shiu i rrëmbyeshëm që ra të mërkurën shkaktoi dëme të mëdha në fshatin Sllatinë të Vitisë, ku u dëmtuan disa shtëpi. Disa banorë të fshatit thonë se dëmi e kap vlerën e 20 mijë eurove.
Këto janë pasojat që la pas rrebeshi i shiut të mërkurën mbrëma.
Madje, ujin nuk pati fuqi ta ndalë as dera e oborrit.
E nga këto reshje, në këtë formë e pësoi familja Azizi nga fshati Sllatinë e Vitisë.
Për këtë, një telefonatë e ktheu me urgjencë në shtëpi, kryefamiljarin Hevziun.
“Unë isha në punë më thirrja bashkëshortja, u kanë veç me nip edhe një mbesë hajde se uji është duke ardh lartë. I thash qysh lartë, po këtu tek na dihet nuk është punë shiu, është faktori njeri që i kanë mbyll rekat krejt. Prej Dardanisë e këndej çdo e dyta shtëpi i ka mbyllë e uji dika duhet me shkua, viktimë jemi ne që nuk i kemi mbyllë”, deklaroi Hevzi Azizi banor i dëmtuar.
Tutje, Azizi, thotë se me një situatë të tillë nuk janë përballur asnjëherë në të kaluarën.
“As baba jem nuk më ka tregu as babgjyshi as askush nuk e ka përmend se na jemi aq lartë sa me krahasua me katund mundem me thanë që jemi 20/30 metra lartësi mbidetare krahasua me poshtë katunin. Tek ne me na marrë uji është çudi e madhe, por ka ardh prej Zllatarit, Stankovcit, 02:48-03:03 I kisha bërë apel me i lirua këto prrocka që janë me dal ultimatum me i dhanë secilit se nuk mbyllet reka, nuk rritet oborri duke e mbyll rekën”, shtoi ai.
E të njëjtë e pësuan edhe pronat e disa familjeve të tjera në këtë fshat, të cilat nuk pranuan të flasin para kamerës.
Kjo gjendje e krijuar pas vërshimeve i nxori në terren edhe zyrtarët komunal.
“Në momentin që e kemi marrë informacionin që ka reshje të shiut sidomos në fshatrat që lidhen me komunën e Ferizajt, Sllatinë e Poshtme dhe Epërme kemi dal në teren bashkë me njësinë profesionale të zjarrfikësve me policinë “Hidromoravën” , qytetarët na kanë ndihmuar, në mënyrë që me menaxhua situatën e jashtëzakonshme që është krijuar për shkak të reshjeve të shiut. Fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka, mirëpo dëmet materiale në ekonomitë familjare janë të mëdha, të konsiderueshme, një shtëpi është rrënuar, fatmirësisht kemi arrit me i evokua banorët e asaj shtëpie, gjithashtu edhe një shtyllë elektrike dhe një zyre e shkollës fillore në fshat është dëmtuar për shkak të reshjeve të shiut”, deklaroi Arton Musliu, drejtor i shërbimeve publike dhe emergjencave.
Reshjet e shiut të së mërkurës kanë dëmtuar edhe një pjesë rrugës në fshatin Dardania të Ferizajt, si dhe është raportuar për dëme në disa qytete të tjera të Kosovës.






