TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Babën dhe vëllaun i ka prekë pak, djalin e ka mytë n’vend”, flet bashkëfshatari i 26-vjeçarit që u vra nga rrufeja

by teve1
2 orë ago
28
A A
“Babën dhe vëllaun i ka prekë pak, djalin e ka mytë n’vend”, flet bashkëfshatari i 26-vjeçarit që u vra nga rrufeja

Një 26-vjeçar ka humbur jetën të mërkurën pasdite, pasi dyshohet se u godit nga rrufeja në një zonë malore mes bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, në komunën e Suharekës.

Bashkëfshatari i viktimës, Urim Ndrecaj, ka treguar se i riu ndodhej në pyll së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kur zona u përfshi nga reshje të dendura shiu.

Sipas tij, rrufeja goditi papritur, duke i lënë të lënduar edhe babanë dhe vëllanë e viktimës.

“Po ata djemtë, për fat të keq, kanë qenë në pyll me babën dhe vëllanë. Aty i ka zënë shiu. Ka qenë një shi shumë i madh dhe, papritmas, ka rënë rrufeja. E ka goditur djalin, por edhe babën dhe vëllanë. Ata i ka prekur pak, por jo në atë gjendje sa djalin, të cilin e ka mbytur në vend”, ka deklaruar Ndrecaj.

Ai ka shtuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, por nuk ka informacion se në cilin spital janë transportuar apo për natyrën e lëndimeve të tyre.

Ndrecaj bëri të ditur gjithashtu se, për shkak të terrenit të vështirë, bashkëfshatarët kanë ndihmuar në nxjerrjen e viktimës dhe të lënduarve nga vendi i ngjarjes, deri në pikën ku kanë mundur të afrohen ekipet e Policisë dhe Ndihmës së Shpejtë.

“Pastaj kanë ardhur Policia dhe Ndihma e Shpejtë deri aty ku kanë mundur të futen, sepse terreni nuk ka qenë i përshtatshëm. Bashkëfshatarët tanë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, i kanë nxjerrë nga aty dhe i kanë sjellë deri në pikën ku kanë mundur të afrohen ekipet e emergjencës”, ka bërë të ditur ai.

I pyetur për vendin e saktë ku ka goditur rrufeja dhe lëndimet e pësuara nga viktima dhe familjarët e tij, Ndrecaj tha se nuk ka informacion të detajuar./teve1.info/

Share4Tweet3

Postime të ngjashme

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Katër të plagosur nga të shtënat në Podujevë, QKUK: Gjendja e tyre është e rëndë, por stabile

Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan zhgënjyese

Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan zhgënjyese

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

106 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe 74 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj

Prokuroria jep detajet e para për incidentin me armë në Podujevë

Prokuroria jep detajet e para për incidentin me armë në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën