TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (DV Day), në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Combat Power 26”, e zhvilluar në poligonin ushtarak të Slunjit në Kroaci, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit kroat të Mbrojtjes, Ivan Anušić.

Përmes një postimi, Maqedonci bëri të ditur se në këtë stërvitje morën pjesë mbi 3 mijë ushtarakë nga Kroacia dhe vende aleate e partnere, ndërsa Kosova u përfaqësua nga një kontingjent prej 45 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike”, ka shkruar Maqedonci.

Sipas tij, pjesëtarët e FSK-së dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim gjatë gjithë stërvitjes, duke konfirmuar aftësinë për të operuar së bashku me ushtritë aleate dhe partnere.

“Pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere”, theksoi ai.

Ministri në detyrë tha se stërvitja, e cila zgjati 11 ditë, përfshiu operacione të integruara ajrore dhe tokësore në kushte sfiduese, me qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjes së forcave pjesëmarrëse.

Ai veçoi edhe avancimin e FSK-së në aspektin logjistik, duke theksuar se tashmë Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndërtuar kapacitete të plota organike për shërbimet e ushqimit, të cilat, sipas tij, mund të mbështesin jo vetëm pjesëtarët e saj, por edhe forcat partnere gjatë stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta.

Në fund, Maqedonci vlerësoi se pjesëmarrja në stërvitje të tilla është dëshmi e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe e rolit të saj si partnere e besueshme në fushën e sigurisë.

“Pjesëmarrja në një stërvitje si ‘Combat Power 26’ nuk është vetëm një angazhim ushtarak. Ajo është dëshmi se Kosova po ecën përpara, po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse dhe po bëhet çdo ditë e më e gatshme për t’u përballur me sfidat e sigurisë”, përfundoi Maqedonci.

Tags: Ejup MaqedonciFSK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lekaj: LVV nuk po bashkëpunon me partitë, po e mban bllokuar formimin e institucioneve

Lekaj: LVV nuk po bashkëpunon me partitë, po e mban bllokuar formimin e institucioneve

Intervistohen pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

Intervistohen pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

Policia apelon për kujdes pasi rruga Ferizaj–Gjilan është bllokuar nga reshjet e shiut

Policia apelon për kujdes pasi rruga Ferizaj–Gjilan është bllokuar nga reshjet e shiut

Sfidat e sistemit përmbarimor: mungesë kuadri dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve

Kurti: Krimet e luftës në Kosovë duhet të dokumentohen me saktësi dhe dinjitet institucional

Kurti: Krimet e luftës në Kosovë duhet të dokumentohen me saktësi dhe dinjitet institucional

“Ditari”- 01.07.2026

“Ditari”- 01.07.2026

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve të Kosovës inkurajohen nga vetë Vuçiqi

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve të Kosovës inkurajohen nga vetë Vuçiqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën