Në katin e nëntë të kësaj ndërtese në qendër të Ferizajt, mbrëmjen e së dielës ndodhi një tragjedi.
F.H 32 vjeçar, dyshohet se u vra nga një 24 vjeçare me inicialet A.R.
Vrasja sipas hetimeve të para, dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike mes dy palëve.
Gjithë ngjarja sipas organeve të rendit ndodhi në banesën e të dyshuarës, ku Policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë dhe një gëzhojë.
Sipas informacioneve të deritanishme, në vendngjarje dyshohet të kenë qenë edhe babai dhe nëna e të dyshuarës.
Prandaj, fillimisht në ndalim 48 orësh me urdhër të prokurorit të rastit, ka përfunduar edhe babai M.H 48 vjeçar.
“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, është ndaluar edhe babai i saj (M.B)., deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë ras”, thuhet në njoftimin Prokurorisë themelore në Ferizaj.
Mirëpo pas intervistimit, Prokuroria Themelore kërkoi nga Gjykata që paraburgimi t’i caktohet vetëm 24 vjeçares, të dyshuarës kryesore.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 Qershor 2026, rreth orës 22:40 në Ferizaj, rruga, “Sejdi Sejdiu”, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja”, nga neni 172 të KPRK-së. Ndërkaq, i dyshuari me iniciale M.B., që ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirje së tij në rast, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është liruar”, ka theksuaj tutje Prokuroria.
Ndërkaq, edhe vet e dyshuara ka pësuar lëndime në këtë rast.
“Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në njëoftimin e Policisë rajonale e Ferizajt.
Nga Emergjenca kanë deklaruar për Tëvë1 se e dyshuara është liruar nën përcjelljen e policisë.
E trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.






